Shkronja T - Th - U

Fjalor krahinor

TAMBËL
Qumësht.

TAMBLAK
Qengj, kec a viç pirës.

TAMBLATORE
Lopë qumështore.

TAMBLATORE
Qumështore.

TAMBLATORE
Që jep shumë qumësht, qumështore. Lopë tamblatore.

TAMBLORE
Tamblatore.

TANGAR
Mangall. Tangar me prush.

TANOHEM
Shqetësohem, mërzitem.

TARTALLIS
Përpëlitem.

TARRABEC
Djalë dymbëdhjetë-trembëdhjetë vjeç, çun.

TATËMADH
Gjysh, babagjysh.

TEKËNDEJ
1. Këtu afër, këtu rrotull; këndej, kësaj ane. Erdhën tekëndej.
2. Këtej e tutje, sot e tutje. Tekëndej s’më sheh më.

TENE
Qeshqek; bollgur gruri.

TESTE
Shtupës hudhrash; qysqi për të shtypur kafenë në gur.

TESHË
Agërshak. U thye tesha.

TEZGJAH
Enë druri si shishe, me grykë të ngushtë, ku futin kafenë menjëherë
sapo e pjekin. Vari tezgjahun në mur.

TËRBORË
Tërbim. Ka tërborën. E zuri tërbora.

TËRKUZË
Kapistra e kalit. I vuri tërkuzën kalit. E tërhiqte nga tërkuza.

TOPIL
Grumbull dheu, bari byku, plehu etj. Topil i
vogël (i madh). Topil dheu (plehu).

TRAJTOJ
Krijoj, ngre, ndërtoj; formoj; bëj. E trajtoi
folenë zogu. Trajtoi një shtëpi (një urë). Trajtoi gjellë të mirë.

TRAP
1. Lehe. Trap me domate (me qepë, me duhan).Trap lulesh.
2. Pyll i dendur me drurë të shkurtër. Hyri në trap.

TUNDAÇ
Tundës.

TUNDJE
Tundës.

TYMAK
Oxhak. Tymi i tymakut.

THIRR
Blozë. Ka zënë oxhaku thirr.

UJËMORE
Burim

UJTI
Hekur për të hekurosur rrobat.

UJTIS
Hekuros rrobat me hekur.

USHTUAR
Që është veshur e është mbajtur për mjaft
kohë, i mbajtur. Rrobë e ushtuar.

UZDAJË

Shpresë, Kam (mbaj) uzdajë shpresoj. E mban uzdaja.


No comments:

Post a Comment