VDEKUR
Që nuk e kap
zjarri i armëve. Kënd i vdekur. Zonë e vdekur.
VENDFUSHIM
Vendi i
fushimit të një reparti ushtarak. Vendfushimi i ushtrisë
VENDKOMANDË
Vendi a zyra
ku është vendosur komanda e një reparti
ushtarak ose
e një njësie ushtarake. Vendkomanda e
kompanisë (e
batalionit, e brigadës). Shkoi në
vendkomandë.
VENDNDALESË
Vendi ku
ndalon përkohësisht nënreparti, reparti ose
njësia
ushtarake jashtë qendrës së banimit gjatë
stërvitjeve,
gjatë marshimit për të bërë pushim, për të
organizuar
luftimin etj.
VENDROJË
Vendi ku rri
roja, vendi i rojës. Qëndron në
vendrojë.
Caktoi një vendrojë. Doli nga vendroja.
Mbrojmë
vendrojën.
VENDVROJTIM
Vend i
ngritur a pikë e lartë, nga ku mund të vëzhgohen
e të
zbulohen lëvizjet e armikut, vendi i vrojtimit;
pikëvrojtim.
Ndërtuan një vendvrojtim. Shkoi në vendvrojtim
VEPROJ
Bëj veprime
luftarake. Në zonat ku veprojnë forcat çlirimtare.
VEPRUES
Që bën
veprime luftarake. Reparti (njësiti) veprues.
VETËDREJTIM
Vetëdrejtimi
i predhës.
Mekanizmi i
vetëdrejtimit.
VETËDREJTOHET
Drejtohet
vetë, në mënyrë
automatike,
për në objektivin e caktuar (për një predhë).
VETËLIDHJE
Përcaktimi
në hartë i vendndodhjes së një njësie
ushtarake
sipas pikave të koordinatave të caktuara.
Vetëlidhje
topografike. Bënë vetëlidhjen.
VETËMBUSHËS
Që e fut
fishekun a predhën në fole në mënyrë
automatike.
Pushkë vetëmbushëse.
VËZHGIM
Pikë
vëzhgimi.
Trupa
vëzhgimi.
Aeroplan
(anije) vëzhgimi.
Ndërpres
vëzhgimin.
VËZHGUES
I caktuar
për të vëzhguar dikë a diçka, i
ngarkuar të
vëzhgojë. Pikë (kullë) vëzhguese. Aeroplan
vëzhgues.
Anije vëzhguese.
VIJË
1. Vija e
mbrojtjes, sistem ndërtimesh e përforcimesh për
mbrojtjen e
pikave të zjarrit.
2. Vija e
armëpushimit (e ndalimit të zjarrit)
3. Vija e
frontit.
4. Vija e
zjarrit.
VIJËSHËNIM
Vija e
shënimit që merret me një armë; vija që shënon
drejtimin e
diçkaje. Marr vijëshënimin.
VJASKË
E thelluar e
ngushtë në sipërfaqen e diçkaje; e çarë
Vjaskat e
pushkës (e tytës), vija të
thella në
trajtë spiraleje brenda tytës së pushkës a të
një arme
tjetër zjarri, që shërbejnë për t'i dhënë
predhës
lëvizje dhe shpejtësinë rrotulluese.
VJASKUAR
Që është me
vjaska; që e ka tytën me vjaska. Gryka e
vjaskuar e
topit.
VROJTIM
Kullë (pikë)
vrojtimi. Aeroplan vrojtimi. Vendi i vrojtimit.
XHENIER
1. Që ka të
bëjë me xhenierët, i xhenierëve; që
përbëhet
prej xhenierësh.
Trupa
(reparte) xheniere.
2. Që ka të
bëjë me punimet e ndryshme të xhenios në
ushtri; që
përdoret për punimet e xhenios, i xhenios.
Pengesa
xheniere. Stërvitje xheniere. Pajisje xheniere.
Punime
xheniere.
XHENIO
Trupa
ushtarake, që merren me ndërtimet për mbrojtje
e për sulm,
me shkatërrimin e pengesave, me minimet
etj.;
specialitet në ushtri që përfshin këto detyra. Arma e
xhenios.
Ushtar (oficer) i xhenios. Repart xhenioje.
Teknika e
xhenios. Shërben në xhenio.
XHEP
Depërtim i
thellë i një pale ndërluftuese në një
pjesë të
ngushtë prapa vijës mbrojtëse të kundërshtarit.
Krijuan një
xhep. E asgjësuan (e rrafshuan) xhepin.
Fjalor Ushtarak
No comments:
Post a Comment