Shkronja V

Fjalor Dialektologjik

VA
Shteg kalimi në një pyll, në një arë etj.

VADË
1. Tërësia e vijave që bëhen në një arë a në një kopsht
dhe e lugjeve që vendosen për të ujitur; vijë për ujitje;
sasia e ujit që duhet për të ujitur një arë a një kopsht.
Vadë e gjerë (e ngushtë). Një vadë një. Tokë nën
vadë tokë që mund të ujitet tokë nën ujë. Lëshoi vadën.
Shteroi vada.
2. Ujitje, vaditje. Koha (dita) e vadës.
3. Rrëkajë, çurg. Vjen uji vadë. Bie shiu

VADITEM
Mësohem, stërvitem e fitoj disa shprehi; më bëhet
zakon. Është vaditur nëpër male.

VAJË
Mëndeshë.

VALË
Gjellë që bëhet me bukë të përsheshur në
ujë të valuar e me yndyrë ose në qumësht të valuar;
papare. Valë e ngrohtë. Valë çobanësh. Valë me qumësht.

VANGË
Bel i ngushtë dhe i mprehtë, që përdoret kryesisht për
të punuar tokën thellë ose për të hapur kanal; bel.

VARRICË
Turrë drush; stivë, grumbull; deng, vandak. Varricë drush. Varricë
shkarpash. Varricë me fshesa (me misra). I bëri varricë.

VARRIZA
Petas, petash. Luaj varriza.

VDIREM
1. Humb, zhdukem. U vdor kau. I është vdjerrë varri. Ku u vdore?
2. Tretem, dobësohem.

VDJERR
Humb. Vdori dhinë (delen).Vdori rrugën. E ka
vdjerrë kujtesën.

VDJERRË
1. Që vjen duke u ngrënë; e thyer (për hënën). Hënë e vdjerrë.
2. Që është tretur, i dobësuar. Fëmijë i vdjerrë.
3. Që ka vdekur, që nuk jeton më, që ka marrë fund.

VEGËL
Veshi i një ene, vjegë.

VEJ
Vegjoj, end.

VEJTUR
I rrasur, i ngjeshur (për diçka që endet në vegjë); i
endur. Qilim i vejtur.

VELE
Menteshë.

VENICË
Vençë

VERDHOJ
Gjelbëron.

VESELIT
1. E ngop dikë me një gjellë të yndyrshme a me
ëmbëlsirë, e vel; e kënaq shumë dikë me të ngrëna. Na
veseliti kjo gjellë.
2. Rrit a mbaj diçka me kujdes e me merak të madh;
kujdesem shumë për dikë a për diçka. E veseliti
kopshtin. E veseliti babai.

VESELITEM
1. Ngopem me diçka derisa nuk ha dot më, velem;
kënaqem shumë me të ngrëna.
2. Rritem e zhvillohem mirë, harlisem. Janë veselitur
pemët. Ishte veselitur djali.

VETON
Vetëtin.

VËNG
1. Çengel; zinxhir.
2. Zinxhirët, verigat.
3. Parandjenjë, ugur; ankth.

VËRDATEM
I sulem dikujt a diçkaje, i vërsulem. Iu vërdat me fjalë.

VËRË
Vrimë. Vërat e hundës. U fut në një vërë.

VIÇ
Gishti i vogël i dorës.

VIGË
Qimëz.

VIGMË
1. Klithma që nxjerr njeriu në rast fatkeqësie, nga
dhembja që ndien etj.; britmë e madhe, sokëllimë.
Vigma e vajtores. Ushtoi vigma. Lëshoi vigmën. I vuri
vigmën i bërtiti shumë, e qortoi rëndë.
2. Emër i mirë a i keq, zë, nam. I ka dalë vigma atij që
është koprrac.

VIKAMË
Britmë; thirrje; vigmë.

VIKAT
Bërtas; thërras.

VILAT
1. Krasit një pemë, i pres degët e tepërta e të thata, e
shkadhis. Vilatën ullinjtë.
2. Qeth dele vetëm në gushë, në barkë e në bisht,
përvjel. Vilati delet.

VIR
1. Vijë uji. Viri i çezmës.
2. Vendi më i thellë në një liqen, në det etj. Në vire të
detit (të liqenit, të lumit).

VIRRMË
Britmë që lëshon dhia etj.; britmë e çjerrë; vigmë;
vërrime. Virrmë dhie.

VISK
Kërriç.

VISHKOJ
Fërkoj; kruaj.

VISHTA
Të lashtat. Korrëm të vishtat.

VISHTË
1. Që mbillet në vjeshtë. Elb (grurë) i vishtë.
2. Që ka të bëjë me të vishtat, që del nga të lashtat.
Kashtë e vishtë.

VJESHK
Vishkull. Vjeshk arre.

VOC
Djalë i ri, çun.

VOCE
Vajzë e re, çupë.

VOZ
Përrua i vogël me pak ujë dhe me bar anash.

VRIK
Me të shpejtë, shpejt; menjëherë, përnjëherësh. Iku
(erdhi) vrik. U ngrit vrik.

VROKTH

Zbokth.


No comments:

Post a Comment