Fjalor Detari Pjesa III

Fjalor Detari

SANDALL
Varkë e vogël me lopata ose me motor, që përdoret për
të lundruar ose që e mbajnë anijet për të çuar e për të
marrë njerëz në breg.

SEMAFOR
Pajisje e veçantë, e vendosur në një vend të
lartë në bregdet për t'u dhënë shenja me dritë anijeve.

SKELË
Vend në breg të detit, të liqenit a të lumit, i mbrojtur
nga dallgët e stuhitë i ndërtuar e i pajisur për t'u afruar
anijet që të ngarkohen e të shkarkohen; urë e futur në
det, në liqen a në lumë, ku afrohen anijet për t'u
ngarkuar e shkarkuar; mol. Skelë detare (lumore).

SPIRANCË
Hekur i rëndë me disa veshë me majë të mprehtë, që
lëshohet në fund të ujit me litar a me zinxhir dhe që
shërben për të mbajtur anijen në një vend; hekur,
çengel. Spiranca e anijes (e barkës). Spirancë me dy
(me katër) veshë. Rrëfana (vjega) e spirancës. Hodhi
(ngriti) spirancën.

STUHI
Erë e vrullshme dhe e shpejtë, që mund të
shoqërohet me shi ose me borë dhe që merr çdo gjë
përpara; furtunë. Stuhi në det.

SHARRË
Shkëmb a varg shkëmbinjsh të thepisur,
që gjenden brenda në det dhe janë të rrezikshëm për
anijet. Hasi barka në sharrë.

SHKUMËZUAR
Që është i mbuluar me shkumë, që nxjerr a bën
shkumë, që ka shkumë. Valët (dallgët) e shkumëzuara.
Det (lumë) i shkumëzuar. Qumësht i shkumëzuar.

SHTURMAN
Drejtuesi i lundrimit të një anijeje. Shturmani i anijes.
Kabina e shturmanit.

SHULICË
Shul druri i gjatë, që vihet kryq me direkun dhe
shërben për të mbajtur velën.

TALLAZ
Dallgë deti, valë e madhe që vjen me forcë e vrull.
Tallazet e detit. Gjëmimi i tallazeve. Ngrihen tallaze. E
mbytën (e përpinë) tallazet. Bën tallaz ka det me dallgë.

TALLAZMADH
Që ka tallaze të mëdha. Det tallazmadh.

TERË
Toka e thatë dhe e palëvizshme e bregut, stere.

THELLOMË
Vend i thellë në det në liqen a në lumë.

VALË
Shtresë uji në sipërfaqen e detit, të liqenit, të lumit
etj., që lëviz, ngrihet e ulet zakonisht nga era dhe që
duket sikur zhvendoset drejt bregut; dallgë, shkulm.

VALËPRITËS
Mur a ledh i ndërtuar afër një porti për ta mbrojtur atë
nga dallgët, diçka që pengon a pret valët, valëthyes.

VALËTHYES
Mur a ledh i ndërtuar afër një porti për ta mbrojtur atë
nga dallgët; diçka që pengon dallgët. Valëthyesi i portit.

VALËZUAR/ VALËZUES
Që ka valë.

VERZOMË
Rrjetë e madhe peshkimi, me plumbça të vegjël në
një anë, me të cilën gjuajnë në det e në liqen, duke
rrethuar me të një copë vend e duke e tërhequr zvarrë
në ujë; plumbçë, gribë. Zënë peshk me verzomë.

VIR
Vendi më i thellë në një liqen, në det etj.

XHINDËR
Erë që fryn duke rrotulluar e duke ngritur përpjetë
pluhurin ose ujin në det a në liqen, shakullinë, dredhë.

ZBATICË
Ulje e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në
ditë; det i ulur;

ZBUTUR
Që i ka rënë vrulli e forca e mëparshme, që nuk
është më i egërsuar. Det i zbutur.

ZDRALE
Litar që përdoret në barkat a në anijet me vela për të
lidhur majën e direkut me bashin, për të lidhur direkët
me njëri-tjetrin etj. Zdralja e kiçit. Zdralja e direkëve.
Velat e zdraleve.

ZHYT
Fut dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër aq sa të
mbulohet i tëri; e kredh në det, në liqen etj.; e fut në
baltë etj., sa të mos duket, e kredh.

ZHYTEM
Futem në ujë a në një lëng tjetër aq sa të mbulohem i
tëri; kridhem në det, në liqen etj.; futem në baltë etj. sa
të mos dukem më, kridhem, fundosem; kridhem diku sa

gati nuk dukem.

Pjesa I    Pjesa II

Fjalor Detari

No comments:

Post a Comment