ABORDAZH
Mënyrë e
vjetër luftimi në det, kur anijet puqeshin e
kapeshin me
çengela që luftuesit të përlesheshin trup
me trup;
ndeshje e papritur e dy anijeve.
ANKOROHEM
(ANKORIM)
Lëshoj
hekurin e anijes në fund të ujit për të qëndruar
në një vend,
hedh spirancën; ndalon për të qëndruar në
një vend e
lidhur pas hekurit (për anijen).
ANKOROJ
Hedh hekurin
e anijes në fund të ujit për ta mbajtur
atë në një
vend të ndalur, lëshoj spirancën.
ARMATOR
Pronar ose
qiramarrës anijesh, i cili i pajis dhe i përdor
ato për
tregti.
BALLAMAR
Litar i
trashë, i cili shërben për të lidhur anijen në
port që të
mos lëvizë, cimë e trashë.
BALLASTAMA
Trari i
pjerrët që del sipër bashit a kiçit të barkave dhe
që vjen si
vijim i kallumes. Ballastamaja e kiçit (e bashit).
BANDË
Pjesa e
ngritur anës një barke ose një anijeje.
Kapem pas
bandës.
BASEN
Pjesa e
thelluar e detit afër portit, ku qëndrojnë
anijet.
Baseni i portit.
BATICË
Ngritja e
nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në
ditë; det i
ngritur, det i fryrë; kund. zbaticë. Koha e
baticës. Ka
baticë. Vjen (bie) batica.
BATULL
Cekëtinë në
lumë a në det.
BENZINATË
Anije e
vogël me motor, që punon me benzinë.
BOCMAN
Nënoficer në
një anije, i cili kujdeset për pajisjet dhe për
nevojat e
detarëve, nostrom.
BORD
1. Buza e
faqeve anësore të anijes ose të barkës;
secila nga
faqet anësore të anijes ose të barkës. Bordi i
djathtë (i
majtë). Bord i lartë. Bordi i anijes (i barkës).
Përplaset në
bord.
2. Pjesa e
sipërme e anijes, që është e sheshtë
dhe e
pambuluar, kuvertë; anija në tërësinë e saj
kundrejt
mjedisit të jashtëm. Bordi i anijes. Libri i bordit
regjistri a
ditari i anijes.
BOVË
Enë metalike
e zbrazët në trajtë fuçie a në ndonjë trajtë
tjetër, që
rri mbi ujë dhe që vihet në det a në liqen,
zakonisht jo
shumë larg bregut, si shenjë
paralajmëruese
ose si mbështetje ku lidhen
përkohësisht
anijet. Bova e sinjalit. Bova e fenerit. Hedh bovat.
BREG
Pjesë a rrip
toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji,
një det, një
liqen etj., anë toke që ndodhet buzë një
sipërfaqeje
uji.
BREGËZOJ
E afroj dhe
e lidh te bregu një anije ose një barkë.
BUNACË
Det fare i
qetë para ose pas stuhisë; gjendje
qetësie e
detit, pa erë e pa lëvizje të ujit;
BURË
Gjendje e
trazuar e detit, kur fryn erë dhe ka dallgë e
shkulm; det
i keq;
BURRI
Erë e lehtë
që fryn nga veriu.
CEKËTINË
Vend i cekët
në lumë, në liqen ose në det.
CEKOJ
Heq (nga
barka) ujin ose peshkun, zbraz (barkën).
Cekoj ujin
nga barka. Cekoj peshkun nga lundra.
COKË
Pjesa e
spirancës, e cila zë në tokë kur e lëshojmë në det.
ÇIP
Rrip toke i
vogël e me majë të hollë që
hyn në det,
kep.
DALLGË
Valë e madhe
në det, në liqen etj., që lëviz me vrull.
DETAR
Pjesëtar i
ekuipazhit të një anijeje; ai që punon në
anije; ai që
merret me lundrime në det.
DETARI
Mjeshtëria e
detarit; mjeshtëria e lundrimit nëpër det.
DIREK
Shtyllë e
gjatë dhe e drejtë prej druri a prej metali
në një
anije, që shërben për të mbajtur velat e mjete
të tjera,
druri i anijes.
DOK
Vend i
posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin
e anijeve
ose për ndreqjen e tyre.
EMBARGO
Masë që merr
një shtet, zakonisht për arsye
politike,
për të ndaluar daljen e anijeve të huaja nga
portet e
veta.
Pjesa II Pjesa III
Fjalori i Detarisë
No comments:
Post a Comment