Fjalor Detarie Pjesa II

Fjalor Detarie


FIL
Buza në të dy anët e kuvertës së anijes. Mbështetem
në fil.

FURTUNË
Erë e fuqishme, që shoqërohet zakonisht me shi të
rrëmbyer, me breshër a me dëborë të dendur; erë e
fortë që fryn në det kur është kohë e keqe; shtrëngatë, stuhi.

GALERË
Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema,
që viheshin në lëvizje zakonisht nga të dënuarit me
punë të rënda.

GARDHËNOR
Parmak rreth e qark kuvertës së një anijeje.

GREP
Çengeli i anijes. Lëshoi grepin.

GRYKË
1. Gji në det ose në liqen midis brigjesh të larta,
pjesa e detit që hyn si një rrip brenda në tokë.
2. Vendi ku derdhet lumi në det, në oqean etj.

GRYKËDERDHJE
Vendi ku derdhet lumi në det, në liqen etj., gryka e një
lumi. Grykëderdhja e Vjosës.

HEKUR
Çengel, spirancë.

KABOTAZH
1. Lundrimi i anijeve tregtare gjatë brigjeve të detit në
një largësi të caktuar nga toka. Kabotazh i vogël
lundrim midis porteve që ndodhen në të njëjtin det dhe
që i përkasin të njëjtit shtet. Kabotazh i madh lundrim
gjatë brigjeve jashtë kufijve shtetërorë. Anije kabotazhi.
Vend kabotazhi.
2. Grup anijesh që lundrojnë gjatë brigjeve të detit.
Kapiteni i kabotazhit.

KANXHË
Hekuri i anijes, çengel.

KEP
Breg shkëmbor që zgjatet në det, hundë toke
në det. Kepi i Rodonit. Kepi i Gjelbër.

LUNDROJ
Shkoj në një vend tjetër nëpër ujë me lundër, me
anije etj., udhëtoj me mjete lundrimi. Lundrojnë në lumë

MBIUJSHËM
Që gjendet a që bëhet mbi sipërfaqen e ujit; që është
mbi det, mbi liqen a mbi lumë;

NOSTROM
Bocman.

NYJË
Njësi matjeje e shpejtësisë për anijet, e
barabartë me 1852 metra në orë.

OQEAN
Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet
ndërmjet kontinentesh.

PAJOLLË
Shtrojë prej dërrasash të pambërthyera e të
lëvizshme në fund të barkës; një dërrasë e kësaj shtroje.

PALLAMAR
Litar i trashë për të lidhur anijet e lundrat në breg;
litari i spirancës.

PALLASARTË
Secili nga litarët e trashë, që lidhen në majën e direkut
të anijes.

PELLG
Vend i thellë në det, në liqen a në lumë, thellomë.
Pellg deti (lumi).

PESHKORE
Vend i veçantë në det, në liqen ose në lumë, ku zihet peshk.

PIRAT
Që përdoret si mjet kusarie në det. Anije pirate.

PIRATËRI
Veprimtaria e piratëve, kusaria në det.

PRAPATOKË
Pjesë toke që shtrihet fill pas një qyteti bregdetar;
viset pas brigjeve të detit, të liqenit ose të lumit në
brendësi të një vendi.

QETË
Që nuk ka dallgë (për detin, liqenin), që rrjedh
shtruar e pa zhurmë (për lumin); që nuk ka erë (për
motin, kohën). Det (liqen) i qetë. Lumë i qetë.

RIMORKIATOR
Anije me motor të fuqishëm, që shërben për të tërhequr
anije të tjera ose ngarkesa.

ROGJA
Degë e një lumi, që ndahet në shumë krahë, para se të
derdhet në det.

RREM
Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë.

RRËZON
Ndërron drejtimin e lundrimit barka ose
anija nga era, nga rryma etj.

RRYMË
Rrjedhë e madhe uji, që lëviz në det ose në oqean.

Rrymë detare (oqeanike). Rrymë e ngrohtë (e ftohtë).


Fjalor Detarie

No comments:

Post a Comment