FJALOR FETAR
ABACI
1. Manastir
ose kuvend i pasur katolik, që drejtohet nga
një abat;
ndërtesat e këtij manastiri.
2. Treva ku
shtrihet pushteti fetar i abatit.
ABAT
I pari i
murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë
të
ipeshkvit; prift katolik.
ABSIDË
Pjesë e dalë
në murin e prapmë të një kishe, që ka
trajtën e
një gjysmërrethi ose të një shumëkëndëshi;
kungë,
kungore.
AFETAR
Që nuk beson
në zotin, që nuk pranon asnjë fe, i pafe.
AFETARI
Të qenët
afetar, mospranimi i asnjë feje.
ADHUROJ
Duaj dhe e
nderoj perëndinë, i përulem e i falem duke e
njohur si
hyjni me fuqi të mbinatyrshme.
ANGLIKAN
Që ka të
bëjë me një nga format e protestantizmit, e cila
është bërë
fe mbizotëruese në Angli; që ndjek dhe
përhap dogmat
e kësaj forme të protestantizmit. Kisha/feja anglikane.
AGJËRESË
Agjërim.
AGJËRIM
Mosngrënia
dhe mospirja për ndrerimeve të riteve të
caktuara
fetare.
AGJËROJ
Nuk ha dhe
nuk pi gjatë gjithë ditës për një
kohë të
caktuar; nuk ha,disa lloje ushqimesh në ditë të
caktuara
AJAZMË
Ujë i bekuar
(sipas besimeve të dogmës së ritit fetar
ortodoks);
ceremonia e përgatitjes së ujit të bekuar në
kishë ose e
spërkatjes me ujë të bekuar shtëpi më shtëpi.
AJODHIMË
Pjesë e
kishës ortodokse, në formë gjysmërrethi e me
kube, ku
prifti kryente shërbesat fetare dhe ku jepej
kungimi,
nafora etj.
ANIJATË
Pjesë e
brendshme e një kishe, që shtrihet në mes dy
rreshtash me
shtylla; navatë.
ANIMIZËM
Formë e
hershme e besimit fetar te popujt primitive,
sipas të
cilit të gjitha sendet kanë shpirtin e vet si edhe
njerëzit;
besimi te shpirti sipas dogmës fetare.
AKSHAM
Lutja e
mbrëmjes, që bëhej nga myslimanët sipas
dogmës
fetare.
ALTAR
Tryezë e
gjerë në një të ndarë në pjesën lindore
të kishës,
ku bëhen shërbesat me të rëndësishme e ku
mbahen
sendet kryesore që përdor prifti.
ALLAH
Zoti
AMIN
Përdorej në
mbarim të lutjeve ose të shërbesave fetare
me kuptimin:
«ashtu qoftë!».
AMSHIM
Të qenët
jashtë kohës dhe i pavarur prej saj; jeta e
pafundme,
përjetësi
AMSHUAR I
Që është
jashtë kohës dhe i pavarur prej saj, që nuk
ka fillim e
mbarim në kohë, i përjetshëm.
ANIMIZËM
Formë e
hershme e besimit fetar te popujt primitive,
sipas të
cilit të gjitha sendet kanë shpirtin e vet si edhe
njerëzit;
besimi te shpirti sipas dogmës fetare.
APOKALIPS
Fundi,
mbarimi i botës sipas besmit të fesë së
krishterë.
Dita e apokalipsit.
APOKALIPTIK
Që ka të
bëjë me apokalipsin, që paralajmëron e
paraqet
fundin e botës.
APOSTOLIK
1. Papnor.
Delegat apostolik.
2. Që ka të
bëjë me apostujt, i apostujve; që ka vetitë a
tiparet e
një apostulli.
APOSTULL
Secili nga
dymbëdhjetë nxënësit e Krishtit, që
predikuan
dogmat e tij.
ANTIFETAR
Ai që është
kundër çdo feje dhe që lufton kundër
botëkuptimit
fetar.
ARGJIPESHKËV
Titull fetar
në kishën katolike, gradë më e lartë se
peshkopi; ai
që mban këtë titull, kryetar i një arkidioqeze
ARGJIPESHKVI
Selia e
argjipeshkvit; rrethi i veprimit, juridiksioni i tij.
ARKIDIOQEZË
Rreth i
veprimit kishtar, juridiksion kishtar më i madh se
dioqeza, që
është nën drejtimin e një arkipeshkopi
ARKIMANDRIT
Titulli më i
lartë për murgjit dhe kryetarët e manastireve;
titull më i
ulët se i dhespotit për priftin që nuk martohet e
që është
murg.
ASKET
Njeri,
murg, bën një jetë të vetmuar, të ashpër
e të rëndë,
duke e
munduar veten dhe duke hequr dorë nga gëzimet e jetës.
ASKETIZËM
Doktrinë
fetare, që predikon të hequrit dorë nga
gëzimet e
jetës.
ASHURE
Rit i vjetër
pagan, i huazuar nga të krishterët, myslimanët,
dhe
bektashishnjtë ku përgatisin grurë të zier me sheqer.
ATEIST
Ai që mohon
qenien e çfarëdo perëndie, ai që është
kundër çdo
besimi fetar, pasues i ateizmit.
ATEIZËM
Mohimi i
qenies së çfarëdo perëndie, të hequrit dorë
nga çdo
besim fetar; të qenët ateist.
ATË
Titull fetar
që u jepet priftërinjve a murgjve.
AUREOLË
Kurorë e
ndritshme që u pikturohet përqark
kokave të
shenjtorëve në ikonat, për të treguar
shenjtërinë
e tyre.
AUTOQEFAL
Që nuk varet
nga Patrikana e Stambollit. Kisha autoqefale.
AVDES
Riti i
larjes së duarve, të fytyrës e të këmbëve, që bëjnë
myslimanët
para lutjeve në përputhje me dogmën fetare
FJALOR FETAR
No comments:
Post a Comment