Fjalor Bujqësor

Fjalor Bujqësor

Fjalor Bujqesor


AGREGAT
Lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga
bashkimi i grimcave të veçanta dhe që nuk prishet në ujë.

AGROFOND
Tërësia e masave agroteknikë, që zbatohen në një tokë
bujqësore dhe që përcaktojnë gjendjen e aftësitë
prodhuese të saj. Agrofond i lartë (i pasur, i mirë). Rrit
agrofondin.

AGROKOMPLEKS
Tërësia e punimeve dhe e shërbimeve, që u bëhen
bimëve bujqësore për t'u zhvilluar mirë e për të dhënë
prodhime të larta.

AGRORREGULLORE
Tërësia e rregullave agroteknike për rritjen e një bime
bujqësore; rregullore agroteknike.

AJËRSHPËRNDARËSE
Pajisje në trajtë kafazi prej dërrasash të holla, mbi të
cilën hidhet bari i njomë për t'u tharë me rrymë ajri.

AJROJ
1. Shkrifëroj tokën që të marrë ajër.
2. Krasit a rralloj degët e një peme, që të marrë
ajër më mirë.

ALLAXHA
Sëmundje që i bie duhanit dhe ia bën gjethet
pika-pika.

AMËSOR
Që është lënë për farë ose për shumëzim me
filiza.

ARTIS
Nxjerr një fidan nga toka dhe e mbjell në një vend tjetër;
ndërroj një bimë.

ARTISUR
Që është nxjerrë nga toka dhe është mbjellë në një
vend tjetër (për bimët). Bimë e artisur.

ARROR
Që përbëhet prej koklash sa një arrë (për tokën).

BASHKËSHOQËROJ
Mbjell një bimë së bashku me një bimë tjetër
kryesore në të njëjtin vend.

BASHKËSHOQËRUAR
Që është mbjellë së bashku me një bimë tjetër në të
njëjtin vend.

BASHKËSHOQËRUES
Që mbillet në të njëjtin vend së bashku me një
bimë tjetër kryesore.

BRAZDËHAPËS
Vegël bujqësore, që shërben për të hapur brazda;
kultivator për të hapur brazda.

BUJQËSOR
Që lidhet me bujqësinë, që ka të bëjë me bujqësinë, i
bujqësisë; që merret a prodhohet nga bujqësia; që
punon në bujqësi.

BULËZON
E lë të nxjerrë sytha, e bën të nxjerrë bula.

BYKËZOJ
Mbush e mbuloj me byk rrënjët e pemëve, me qëllim që
të ruhet lagështia, të plehërohet toka dhe të pengohet
zhvillimi i barërave të këqija.

ÇARËSE
Thikë e veçantë me majë të mprehtë, që përdoret për të
çarë degët kur bëhen shartime. Çaj me çarëse.

ÇIBUK
Bisk a degë e hollë, që pritet nga një pemë për
t’u mbjellë.

DISKOJ
Thërrmoj plisat me disqe të posaçme që tërhiqen nga
traktori (gjatë plugimit ose pas tij). Diskon tokën. E
diskoi me traktor.

DRENAZHOJ
Ndërtoj një sistem kanalesh të mbuluara, të
pajisura me gypa të posaçëm për të kulluar tokat.

DRENAZHUAR
Që i është bërë drenazhimi, që është pajisur me drena.

DRENIM
Drenazhim.

DRENOJ
Drenazhoj.

DRENUAR
I drenazhuar.

FOLE
Mënyrë mbjelljeje me gropëza katrore, duke
hedhur nga një farë në çdo cep (përdoret zakonisht për
misrin e për pataten).

FORAGJER
1. Që mbillet e përdoret si ushqim për kafshët ose për
shpendët; që përbëhet prej foragjeresh. Bimë (kultura)
foragjere. Perime (bathë, lakër) foragjere. Misër
(panxhar, kungull) foragjer. Ushqim foragjer.
2. Që mbahet për qumësht ose për mish, duke i dhënë
foragjere si ushqim plotësues (për kafshët shtëpiake).
Lopë (dosë) foragjere. Pulë foragjere.

FORAGJERE
Bimë barishtore (jonxhë, misër, tërshërë etj.), që mbillen
si ushqim për kafshët ose për shpendët; ushqimi i
kafshëve ose i shpendëve që përbëhet prej këtyre
bimëve. Foragjere të njoma (të thata). Foragjere të
dyta. Mbjellja e foragjereve.

FRUTIKULTURË
Pemëtari.

FSHESA E QERSHISË
Tufë e dendur degësh që dalin në trungun e qershisë e të
vishnjës dhe që i dëmtojnë ato.

GËLQEROJ
I hedh tokës gëlqere për të përmirësuar përbërjen e saj
dhe për t'i rritur pjellorinë.

GËLQEROJ
I hedh tokës gëlqere për të përmirësuar përbërjen e saj
dhe për t'i rritur pjellorinë.

GJELBËR
1. Që përbëhet prej bimësh të njoma. Ushqim i
gjelbër. Plehërim i gjelbër. Konvejer i gjelbër.
2. Që bëhet kur bima ka nxjerrë gjethe. Shartim i
gjelbër. Krasitje e gjelbër. Harrje e gjelbër.

HAMULLOR
Njësi hamullore, njësi bazë e matjes së punës në
punimet e mekanizuara të tokës, e barabartë me larimin
e një hektari tokë në thellësinë 17-20 cm.

HERBICID
Lëndë kimike helmuese (pluhur ose lëng), që përdoret
për të zhdukur barërat e këqija në arat e mbjella etj.

HUMUS
Shtresë toke në ngjyrë kafe të errët ose të zezë, që
formohet nga kalbëzimi i mbeturinave të bimëve e të

qenieve të gjalla dhe që është pjellore. 

Pjesa II   Pjesa III

Fjalor Bujqësor

No comments:

Post a Comment