Fjalori Fetar - B

Fjalori Fetar

BABA
I pari i një teqeje bektashinjsh

BAGËM
Vaj, që përdorej në ritet fetare katolike për të lyer
ata që pagëzoheshin, që krezmoheshin etj.; lyerja me
vaj në rite të tilla fetare.

BAJRAM
Emër i dy festave fetare kryesore të myslimanëve, që
festohen pas ramazanit

BARI
Quhet ndryshe prifti i krisherë.

BARITOR
Që ka të bëjë me veprimtarinë e priftërinjve
të krishterë, të cilët e quanin veten udhëheqës
shpirtërorë të besimtarëve. Letër baritore. Vizitë
baritore. Zyrë baritore.

BEKOHEM
Marr bekimin.

BEKOJ
I jap dikujt a diçkaje hirin e perëndisë, sipas
besimeve fetare, zakonisht duke i bërë kryqin dhe
duke shqiptuar lutje; e bëj të shenjtëruar me anë të një riti.

BEKTASHI
Pasues i bektashizmit.

BEKTASHIAN
Që ka të bëjë me bektashizmin ose me bektashinjtë, që
lidhet me bektashizmin ose me bektashinjtë, i
bektashizmit ose i bektashinjve; që ndjek bektashizmin.

BEKTASHIZËM
Sekt fetar i besimit mysliman, i krijuar në shekullin XV,
që kishte në dogmën e tij elemente të panteizmit.

BEKUAR
Që ka marrë bekimin, që i është bërë bekimi
Ujët e bekuar. Bukë (meshë) e bekuar.

BESIM
Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe
përkatësia zyrtare në të.

BESË
Besimi fetar, dogma dhe ritet e një feje; fe.

BESËKEQ
Që e kishte të dobët ndjenjën e besimit fetar, që
ishte i lëkundur në besimin e vet fetar.

BESËMIRË
Që i përmbahej një besimi fetar pa pasur dyshime për të.

BESIM
Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe
përkatësia zyrtare në të. Besimi fetar (i krishterë, mysliman).

BESIMTAR
Ai që beson dogmat e një feje; ai që pranon se ka
perëndi, njeri fetar.

BESNIK
Besimtar, ai që ndjek me përpikëri dogmat dhe
kërkesat e një feje.

BESOJ
Pranoj dogmat dhe besimet në perëndi dhe fuqitë e saj,
jam fetar.

BESËTYTNI
Paragjykim i gabuar, sipas të cilit disa ngjarje e dukuri
merren si të vërteta.

BIBËL
Dy librat themelorë (Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re),
prej të cilëve i pari përmban dogmat e përbashkëta për
fenë e hebrenjve dhe për fenë e krishterë, ndërsa i dyti
përmban,vetëm dogmat fesë së krishterë.

BLATË
Mblatë; mblatës.

BLATOJ
I fal dhurata një hyjnie.

BONZ
Prift ose murg budist në disa vende të Azisë Lindore.

BRERORE
Kurorë e ndritshme, e pikturuar përqark kokave
të shenjtorëve, për të treguar shenjtërinë e tyre

BUDIST
Pasues i budizmit, besimtar budist.

BUDIZËM
Fe, e quajtur kështu sipas emrit të themeluesit të saj Buda.

Fjalori Fetar

No comments:

Post a Comment