HAJ
Përdoret për të përforcuar dhimbjen
shpirtërore
a pikëllimin e dikujt. Haj, medet! Haj, e
mjera unë!
HAJDE
1. Përdoret kur shprehim miratim,
admirim, habi, urim,
pakënaqësi, mospërfillje ose ndonjë
ndjenjë tjetër. Hajde, t`ju
rrojë! Hajde ç`vete! Hajde ç`djalë që
është! Hajde ç`trim ka
qenë! Hajde djalë, hajde! Hajde bandill,
hajde! Hajde mendje,
hajde! Hajde, hajde, ç'paska këtej!
2. Përdoret kur flasim për diçka që nuk
mund të kundërshtohet,
që duhet bërë patjetër ose kur flasim për
diçka që është shumë e
vështirë të bëhet për shkak të një
kundërshtimi, të pasojave të
këqija etj. Hajde ta urdhërosh atë! Hajde
t`i lëshosh ato! Hajde
mos e pastro! Hajde mos e qep po deshe!
Hajde bëje, po të
duash! Hajde merre, po të ta mbajë!
HAJMEDET
Përdoret kur shprehim dëshpërim të madh,
dhimbje a keqardhje
të thellë, frikë ose tmerr; medet
HAJT
Hajde. Hajt, nisu! Hajt, këput qafën!
Hajt të ikim (të flemë). Hajt,
more, ç`thua! Hajt, mos u mërzit. Hajt,
të rroni vetë! Hajt se do
të rregullohet ajo punë! Hajt, ta mbash
atë! Hajt, mos e fshij!
HASHA
1. Përdorej si betim për të siguruar dikë
që diçka nuk ishte e
vërtetë, që dikush nuk e dinte një punë,
nuk e njihte një njeri etj.
Hasha, s`di asgjë. Hasha, s`e mora vesh.
Hasha, s'e pashë.
2. Përdoret së bashku me disa folje dhe
formon me to togje të
qëndrueshme me kuptimin e përgjithshëm «e
mohoj dikë a diçka,
i bie mohit». E bëri hasha se ka qenë. I
ra hasha fjalës. E zuri
hasha fjalën. E bëri hasha djalin.
HE
1. Përdoret si thirrje kur i drejtohemi
dikujt; o. Tungjatjeta, he
burra! Si u gdhitë, he djem!
2. Përdoret kur mallkojmë, kur flasim me
qesëndi, kur shprehim
krenari, gëzim a ndonjë ndjenjë tjetër.
He, sa, u gëzova atë ditë!
He, e djegtë flaka! He, he, s'kemi gjë në
trastë! He, çfarë djali ka.
HEJ
1. Përdoret si thirrje për të shprehur
kënaqësi, habi, hidhërim,
keqardhje a ndonjë ndjenjë tjetër. Hej,
thëllëzë e malit! Hej, hej,
o sa bukuri! Hej, ç`ditë e bukuri! Hej,
ç`të kënduar! Hej, more
hej! Hej, sa punë paska këtu! Hej, kuku!
Hej, medet! Hej,
ç`bela! Hej, sa ngushtë u gjend! Hej,
dreq!
2. Përdoret kur i drejtohemi dikujt për
ta thirrur, për t'i tërhequr
vëmendjen, për ta nxitur etj., ej. Hej,
ku shkon? Hej, ti atje! Hej,
me ty flas! Hej, mos u vononi!
HEU
1. Përdoret kur shprehim dhimbje të madhe
ose keqardhje të
thellë për dikë a për diçka. Heu, ç'e
paska gjetur! Heu, i shkreti ai!
2. Përdoret kur shprehim një habi të
madhe para një të papriture
ose për diçka jo të zakonshme. Heu, sa
shpejt erdhi! Heu,
ç'male të larta!
3. Përdoret kur shprehim gëzim të madh
ose admirim të thellë për
diçka. Heu, ç`na kënaqi!
HË
1. Përdoret kur duam të nxitim dikë për
një veprim, kur duam t'i
japim zemër dikujt etj. dhe i përgjigjet
kuptimit të fjalëve «jepi!,
forca!, nisja!». Hë, fol! Hë de, fillo
tani! Hë, se e bën ti! Hë,
djalë i mbarë, shko tani! Pa hë, na e
trego tani! Hë, edhe pak!
Hëni more! Po hëni de, se na zuri nata!
2. Përdoret për të forcuar një urdhër a
një qortim. Hë, ulu tani!
Hë, rri këtu! Hë, mos fol! Hë, mos luaj
nga vendi! Hë, mos çaj
kokën! thjeshtligj.
3. Përdoret kur shprehim habi, zemërim,
kënaqësi a pakënaqësi
ose një ndjenjë tjetër (ironi, tallje,
mospërfillje etj.) për dikë a për
diçka. Hë, ç`paska qenë ai! Hë, po të më
bjerë në dorë edhe
një herë. E po, hë de, këtë doja unë. Hë,
kur të vij këtu do ta
rregulloj mirë! Hë, se e di unë! Hë, sa
mirë ta bëri! Hë
ç`ngatërresa më ka nxjerrë! Hë, s`të
pëlqeu?! Hë, ç`na the! Hë,
mos u tall! Hë, më qafsh!
4. Përdoret për të forcuar pyetjen;
përdoret kur bëjmë një pyetje
me njëfarë dyshimi, habie etj. Hë? Si
the? Hë, e more? Hë, si të
doli? Ç'u bëre de, hë? Pse më shikon
kështu, hë? Të vjen keq,
hë? Nuk do, hë? Hë pra, ç'kërkon? Po ti,
pse i mban anën, hë?
5. Përdoret për të forcuar një mohim a
një kundërshtim, kur
ngulim këmbë për diçka etj. S'dua të
vete, hë! Nuk e bëj, hë!
S'vij me ty, hë! Për inatin tënd, hë!
HËM
1. Përdoret kur shprehim zemërim,
pakënaqësi, mosbesim,
dyshim ose ironi për një njeri ose për
veprimet e tij. Hëm! Kërkon
të ikë prej këtej! Hëm! Dhe më qortojnë
për këtë gjë. Hëm!
Qenke edhe brisk nga goja! Hëm, e di unë
ç'do ti!
2. Përdoret kur shprehim vështirësinë që
ndiejmë për të bërë një
punë ose kur shprehim gjendjen e
pavendosur përpara se t'ia
nisim diçkaje. Hëm! Si t'ia bëj?
Hëm, s'kam si ia bëj kësaj pune.
HOP
1. Përdoret si thirrje, kur flasim për
një veprim të menjëhershëm
ose kur një lëvizje bëhet shpejt e me
vrull; përdoret si thirrje
nxitëse a shoqëruese, kur kërcej më nga
një vend në një vend
tjetër ose kur shtyjmë diçka me vrull.
Hop këtu e hop atje. Hop,
e gjeti! Hop, u ngrit në këmbë! Kërcen
(hidhet) hop e hop. Hop,
shtyjeni o shokë!
HOPA
Hop. Hopa, u hodh më këmbë!
IKI
Ashtu, vërtet, jo more! Ikë more! Ikë, se
tallesh!
ISH
Përdoret për të trembur pulat.
JAKË
Eja, hajde. Jakë ndër mend! Jakëni këtu!
JAZËK
Turp! faqja e zezë! Jazëk qoftë!
KUKU
Përdoret kur shprehim dhembje a hidhërim
në rast të një
fatkeqësie të madhe që ndodh papritur ose
kur shprehim habinë
për diçka të rëndë e të papritur. Kuku,
ç'e gjeti! Kuku për mua!
Kuku, moj nënë! Kuku, ç'paska ndodhur!
Kuku, ç'më dëgjuan
veshët!
LAMTUMIRË
Përdoret si përshëndetje kur largohemi në
një vend tjetër ose kur
ndahemi nga një njeri i dashur për një
kohë të gjatë a përgjithnjë.
Lamtumirë e mirë mbeçi! Lamtumirë e udhë
e mbarë!
LAVDI
Përdoret si thirrje për të shprehur
mirënjohje e
nderim të thellë dhe urime të zjarrta.
Lavdi popullit tonë heroik!
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Luftës
Nacionalçlirimtare!
LEPE
Urdhëro. - Lepe, si the?
LUMTË
Përdoret kur i shprehim dikujt pëlqimin,
miratimin e përgëzimin
për diçka ose kur shprehim admirim a një
lëvdatë për dikë. Të
lumtë dora! Të lumtë goja! I lumtë
pushka! Të lumshin krahët!
Ju lumshin këmbët! Të lumtë, o djalë! Ju
lumtë, sa mirë e keni
bërë!
Fjalor pasthirrmash
No comments:
Post a Comment