C - F
CELEBROJ
Kryej një
shërbesë fetare. Celebroi meshën
CIVIL
Që nuk ka të
bëjë me fenë, që nuk është fetar, që
nuk është
kishtar;
ÇUDI
Dukuri e
jashtëzakonshme, që sipas besimeve të ndryshme fetare,
e cila ndodh
nga ndërhyrja e të mbinatyrshme apo të Zotit.
ÇUDIBËRËS
Ai që ka
forcë vepruese të mbinatyrshme, magjistar.
DAFINË
E diela e
dafinave (e larit, e luleve) ,
e diela një
javë para pashkëve.
DEVOTSHËM
Që i përulet
me besim të pakufishëm dogmës së një
feje a një
kulti; që është shumë fetar.
DEMON
Engjëll
kryengritës, që u dëbua nga parajsa e u
dërgua në
ferr; shpirti i keq, djalli
DERVISH
Murg i
sektit bektashian, që jeton e kryen
shërbime
fetare në një teqe.
DHESPOT
Titull fetar
në kishën ortodokse ndërmjet priftit dhe
mitropolitit,
peshkop; ai që mban këtë titull, kryetar i një
dioqeze
ortodokse.
DHJAK
Titull fetar
në kishën ortodokse, grada më e ulët fetare
në këtë
kishë; ai që mban këtë gradë a këtë titull,
ndihmës i
priftit në kryerjen e shërbesave fetare
DIN
Besim, fe,
besë.
DIOQEZË
Juridiksioni
kishtar në të cilin ushtron funksionet e
tij një
peshkop a një prelat tjetër; peshkopatë
DITOR
E nesërmja e
një të kremteje të rëndësishme, që
festohej me
të ngrëna e të pira në një fshat a në një krahinë.
DJALL
Sipas
besimit fetar: qenie e
mbinatyrshme,
e përfytyruar zakonisht si një njeri me
brirë, me
thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i
ngasjes për
punë të liga; shpirti i keq, e keqja, e liga,
dreqi,
shejtani.
DOGMATIKË
Tërësia e
dogmave të një feje; pjesë e teologjisë që
merret me
shpjegimin e dogmave të një feje.
DOGMË
Tezë themelore
e një feje, që duhet pranuar nga besimtarët
e cila
merret e vërtetë e pandryshueshme dhe e
pakundërshueshme.
DOM
Titull që
vihej përpara emrit të një prifti katolik.
DORËZOHEM
Shugurohem.
Bëhem prift.
DORËZOJ
Shuguroj.
DREQ
Djall.
DUA
Lutje
drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami;
letër ku
shkruhet kjo lutje dhe që mbahet si nuskë
DUALIZËM
Besimi se
ekzistojnë dy baza fillestare - e mira
dhe e keqja,
drita dhe errësira, trupi dhe shpirti,
tokësorja
dhe qiellorja.
DYZETË
Dita e
dyzetë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të
afërmit;
dreka a darka që shtrohej me këtë rast
DHESHËM
Sipas dogmës
fetare, s’mund të jetë i pastër
a pa mëkate
përderisa është në këtë botë, që është i
mbushur me
mëkatet e kësaj bote.
DHIATË
Secila nga
të dy pjesët e biblës. Dhiata. E vjetër. Dhiata e re.
ENGJËLL
Qenie e
mbinatyrshme që përfytyrohet si njeri i bukur me
krahë, i
cili vepron si i dërguar i zotit e si zbatues i urdhrave të tij.
EPITROP
Kujdestar a
administrator i një kishe ortodokse.
EREMIT
Murg i
krishterë që jeton i vetmuar dhe në kushte
të vështira
dhe të shkreta.
ESHTËRORE
Vend i
veçantë në kishën ortodokse ku mbahen dhe
ruhen
eshtrat e priftërinjve.
FAKIR
1. Murg
mysliman që endet (kryesisht në disa vende të Lindjes)
2. Asket
indian.
FAL (FALEM)
I drejtoj
lutje një perëndisë.
FALTAR
Ai që bënte
shërbimet fetare në faltore (zakonisht në
kohën e
lashtë).
FALTORE
Vendi ku
falen besimtarët e një kulti fetar; tempull.
FAMULLI
Njësia me e
vogël e organizimit kishtar për një krahinë
të caktuar,
për një fshat, për një lagje qyteti ose për
disa fshatra
a lagje; rrethi i shërbimeve fetare të një
prifti;
besimtarët e një zone të tillë
FAMULLITAR
Prifti i një
famullie.
FANATIK
Ai që beson
verbërisht në një dogmë fetare dhe e
mbron atë me
këmbëngulje.
FANATIZËM
Besimi i
verbër në një dogmë fetare.
FATALIZËM
Pikëpamje
fetare, që sipas së cilës
gjithçka që
ndodh në natyrë, në shoqëri e në jetën e
njeriut
është e paracaktuar nga një fuqi e panjohur
a e
mbinatyrshme, që nuk mund të shmanget e nuk
mund të
mposhtet nga njeriu; besimi i verbër te fati.
FERR
Vend ku
shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për
mëkatet që
kanë bërë në të gjallë; skëterrë.
FEMOHUES
Që mohon
fenë e tij dhe përqafon një fe tjetër; që
mohon fenë,
që nuk beson.
FETAR
Që beson te
zoti dhe te dogmat e një feje, besimtar.
FETARI
Të qenët
fetar.
FLI
Qenie e
gjallë (njeri ose bagëti) që therej për nder të
një hyjnie;
kurban.
FLIJOJ
Bëj fli një
njeri a një bagëti për nder të një hyjnie.
FRANÇESKAN
Murg i një
urdhri katolik, të themeluar në shekullin XIII.
FUQIMADH
Zoti
FUQIPLOTË
Zoti
No comments:
Post a Comment