Fjalori i Besimeve Fetare G - J

 Fjalori i Besimeve Fetare G - J

GRATHORE
Zhgun i vjetër prej pëlhure të ashpër; brez i trashë e me
nyje që vishnin murgjit e shërbyesit e fesë gjatë kohës
së pendesës (në kishën katolike).

GRIGJË
Tërësia e besimtarëve të krishterë të një
fshati, krahine etj.

GJYNAH
Shkelje e rregullave dhe e kërkesave të dogmës
fetare myslimane; mëkat.

GJYNAHQAR
Ai që bën një gjynah sipas dogmës së fesë
myslimane; mëkatar.

GJYQ
Dita e gjyqit, dita në të cilën, jepen dënimet nga
perëndia për fajet e bëra gjatë jetës.

GJYSH
I pari i baballarëve në një gjyshatë të sektit të
bektashinjve.

GJYSHËRI
Gjyshatë.

GJYSHËROR
Që ka të bëj me gjyshatën dhe me gjyshërit
e sektit bektashian. Këshilli i lartë gjyshëror

GJYSMËHËNË
Figura e draprit të Hënës, që përdoret si simbol fetar i
islamizmit dhe në stemat shtetërore të disa vendeve islamike.

HAFËZ
Titulli më i ulët i klerikëve myslimanë; ai që e ka këtë
titull dhe që di përmendësh tekstin e kuranit, të cilin ua
thotë besimtarëve gjatë shërbimeve fetare.

HALVETI
Sekt fetar mysliman, sipas të cilit njeriu duhet të jetojë i
vetmuar, larg botës; pasuesi i këtij sekti.

HAXHI
Titull që u jepet besimtarëve myslimanë ose të krishterë,
të cilët shtegtojnë në vendet e shenjta (në Mekë a në Jerusalem);
ai që ka shtegtuar në vendet e  shenjta dhe ka marrë këtë titull.

HAXHILLËK
Shtegtim që bëhet nga besimtarët myslimanë e të
krishterë në vendet e shenjta.

HEREZI
Rrymë e doktrinë fetare që ishte kundër dogmave të kishës së
krishterë në fuqi.

HERETIK
Ai që ishte kundër dogmave të fesë së krishterë në fuqi,
i shkelte ose i luftonte ato dhe për këtë arsye dënohej e
ndiqej nga kisha, pasues i një herezie.

HIERARKI
Rendi i titujve fetare.

HIJERORE
Kungë; faltore, tempull.

HIJE
Vegimi i diçkaje, fantazmë; xhind.

HIMN
Vjershë, poemë a këngë që i kushtohet një ngjarjeje
të shënuar ose një njeriu të shquar që këndohet në kor.

HIR
Mëshira, ndihma e përkrahja hyjnore e perëndisë.

HIRËSOJ
Mëshiroj dikë; ia fal mëkatet.

HIRMADH
I mëshirshëm, mëshirëmadh; që fal mëkatet.

HOXHË
Titull që u jepet klerikëve myslimanë; ai që ka këtë titull,
dhe kryen shërbimet fetare.

HYJNIZOJ
E quaj perëndi ose e vë në një radhë me perënditë, e
shoh si qenie hyjnore me fuqi të mbinatyrshme.

HYJNOR
Fetar; kishtar.

IDHUJTARI
Adhurimi e nderimi i disa statujave dhe i
disa figurave si hyjni; adhurimi i idhujve si kult fetar.

IDHULL
Statujë a figurë që simbolizon një fuqi të
mbinatyrshme dhe që adhurohet e nderohet si hyjni

IFTAR
Darkë që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në
kohën e ramazanit; koha kur hahet kjo darkë

IKONË
Figurë e pikturuar e një shenjti të krishterë, mbi një
dërrasë a mbi mur. Ikonat e kishës. Ikonë bizantine.

IKONOM
Titulli më i ulët në hierarkinë fetare ortodokse, prift i
thjeshtë.

IMAM
1. Hoxhë që drejton lutjet e besimtarëve në xhami;
2. Kryetari shpirtëror i të gjithë myslimanëve ose i
ndonjë grupi të tyre.

IMAN
Simbol i fesë myslimane, besim; besë.

IMZOT
1. Titull që i jepej peshkopit ose kryepeshkopit.
2. Emër me të cilin shërbyesi thërriste të zotin.

INKUIZICION
Organizatë e gjyqësore, ndëshkimore, që përhapte terror e
kishës katolike, e themeluar në shekullin XIII, që ndiqte,
burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit që nuk ishin në
linjën e kishës katolike.

IPESHKËV

Peshkop katolik.

ISLAMIZËM
1. Feja e myslimanëve, myslimanizmi; botëkuptimi e
zhvillimi kulturor, që mbështetet te kjo fe.
2. Tërësia e myslimanëve, myslimanët; bota islame.

ISLAMIZOJ
I jap dikujt fenë islame, e bëj mysliman.

JAVË
Java e bardhë, shtatë ditët para kreshmës së madhe,
gjatë të cilave njerëzit mund të hanin edhe bulmet e vezë.
Java e madhe, shtatë ditët para pashkës së madhe.

JEZUIT
Murg i urdhrit fetar katolik të ashtuquajtur «Shoqata e Jesuit»

JEZUITIZËM m.
Urdhr fetar katolik me këtë emër.

Fjalori i Besimeve Fetare G - J

No comments:

Post a Comment