KADI
Hoxhë gjatë
periudhës otomane që kryente rolin e gjykatësit.
KALANDER
Dervish që
heq dorë nga kënaqësitë e epshit e të gjakut
dhe që rron
thjesht në kushte të vështira, duke u endur
andej-këtej.
KALVINIZËM
Një nga
doktrinat fetare të protestantëve, që lindi
në në shek.
XVI.
KAMBANORE
Kullë që del
mbi çatinë e një kishe ose që është
ndërtuar
pranë saj ku është varur kambana.
KANONIK
1. Që ka të
bëjë me ligjet a rregullat e vendosura
nga kisha;
që u përket këtyre ligjeve a rregullave; që
përmban këto
ligje a rregulla. E drejta kanonike. Libër kanonik.
2. Që bën
pjesë në grupin e klerikëve të një kishe,
të cilët
zakonisht jetojnë bashkë.
KANONIZOJ
Njoh diçka
si rregull a si ligj të kishës; e quaj dikë
a diçka të
shenjtë.
KARNAVAL
Festim me
karakter fetar që bëhet në fillim të
pranverës
dhe vazhdon disa ditë, gjatë të cilave njerëzit
dalin nëpër
rrugë e hedhin valle me maska, të veshur
me rroba jo
të zakonshme.
KATAKLIZËM
Fatkeqësi e
madhe a kthesë e papritur që
sjell
përmbysje e shkatërrime në masë; katastrofë.
KATAKOMB
Galeri e
nëndheshme me disa tunele të gjata,
ku, në Romën
e vjetër, të krishterët e kohëve të para
fshiheshin,
kryenin shërbesat fetare ose varrosnin të
vdekurit.
KATEDRALE
Kisha
kryesore në një qytet, ku ushtron veprimtarinë e
vet një
peshkop; kryekishë
KATEKIZËM
Shtjellim i
përmbledhur i dogmës së fesë së krishterë
me anë
pyetjesh e përgjigjesh; libri që përmban këtë
shtjellim.
KATOLICIZËM
1. Feja e
krishterë më e përhapur (sidomos në Evropën
Perëndimore
dhe në kontinente të tjera), e cila
përfaqësohet
nga kisha katolike që ka si qendër
Vatikanin
dhe drejtohet nga papa. Dogmat e
katolicizmit.
Ideologët e katolicizmit. Kreu i katolicizmit.
2. Tërësia e
katolikëve, katolikët.
KATOLIK
Që lidhet me
katolicizmin, që i përket katolicizmit, i
katolicizmit;
që mbështetet në katolicizëm, që beson në
katolicizëm,
që përhap katolicizmin;
KAUR
1. I pafe.
2. I
krishterë.
KIAMET
Mbarimi i
botës, Dita e kiametit.
KISHË
Organizatë
fetare e klerit të krishterë, e cila drejton
jetën fetare
të besimtarëve që përfshin ajo sipas disa
dogmave e
riteve të caktuara, bashkësi fetare; pushteti
fetar i
klerit.
KISHTAR
1. Klerik
(prift, peshkop etj.); pasues i doktrinës kishtare
2. Ai që
shërben në kishë, kishar.
KLER
Të gjithë
ata që kryejnë shërbime fetare e që kanë
detyra të
ndryshme fetare
KLERIK
Ai që kryen
shërbime fetare të një kulti (prift, hoxhë etj.);
pjesëtar i
klerit
KOMUNITET
Grup
njerëzish që kanë të njëjtin besim e që
drejtohen
nga një organizatë fetare, e cila zakonisht
njihet e dhe
është me lejë nga shteti.
KREMTE
Festë
fetare; ditë pushimi me rastin e kësaj feste.
KREMTOJ
Festoj një
festë fetare.
KRESHMË
Ditë a kohë e
caktuar, zakonisht para disa të kremteve
kryesore,
gjatë së cilës feja e krishterë u ndalon
besimtarëve
të hanë mish e bulmet.
KRESHMOJ
Nuk ha mish
e bulmet në një ditë a në një kohë të
caktuar,
mbaj kreshmë.
KRESHMOR
Që nuk
përmban mish a bulmet, që gatuhet për
kreshmë, që
hahet në ditët e kreshmëve.
KREZM
Vaj i
shenjtë që përdoret në shërbesat fetare katolike.
KREZMIM
Riti fetar a
ceremonia që bëhet në kishë kur
krezmohet
fëmija a i rrituri.
KREZMOJ
Lyej me
krezm në kishë fëmijën e rritur për ta bërë
katolik;
kthej në katolik një të rritur që pranon këtë fe,
duke i bërë
ceremoninë e lyerjes me krezm.
KRIJUES
Zoti, ai që
ka krijuar botën dhe njeriun.
KRISHTERË I
Që lidhet me
krishterimin, që i përket krishterimit, që
mbështetet
në dogmën e krishterimit; që ka të bëjë me
të
krishterët, i të krishterëve.
KRISHTËRIM
1. Fe që u
emërtua kështu në shek. I të erës së re dhe që ka
dhe quhet
kështu nga Krishtit.
2. Tërësia e
të krishterëve, të krishterët.
KRISHTLINDJE
Një nga
festat kryesore e të krishterëve, e cila njihet si dita
e lindjes së
Krishtit dhe bie më 25 dhjetor.
KRYEKISHË
Kisha
kryesore e një qyteti, e një vendi etj., ku ushtron
veprimtarinë
e vet një peshkop; katedrale.
KRYEGJYSH
Kryetari i
gjithë bektashinjve
KRYEGJYSHATË
Qendra
drejtuese e bektashinjve, selia e kryegjyshit.
KRYEMYFTI
I pari i
myftinjve të një vendi.
KRYEPESHKOP
Titull më i
lartë se ai i peshkopit në hierarkinë kishtare; i
pari i
peshkopëve që mban këtë titull dhe që ka nën
drejtimin e
vet disa peshkopë
KRYQ
Simboli i të
Krishterëve.
KRYQËZOHEM
Bëj kryq.
KRYQËZOJ
I bëj kryq
dikujt.
KUNGATË
Buka dhe
vera e ashtuquajtur e bekuar, që u jep prifti
besimtarëve
ortodoksë kur i kungon
KUNGË
Pjesë e
kishës së krishterë në trajtë gjysmërrethi e me
kube, ku
prifti kryen shërbesat fetare dhe ku mbahet,
kungimi,
nafora etj.
KUNGIM
Rit fetar që
bëhet zakonisht në kishë, ku prifti u jep
besimtarëve
me lugë vere me copa meshe.
KUNGOHEM
Marr
kungimin.
KUNGOJ
U jap
kungimin a kungatën besimtarëve për t’i
pastruar nga
mëkatet.
KURAN
Libëri i
fesë myslimane.
KURBAN
Bagëti që
theret për bajram a për ditë fetare të
shënuara të
myslimanëve.
KUSHT
Premtim që i
jepej një hyjnie kundrejt një të
mire që i
kërkohej, kushtim.
KUVEND
Vendi a
ndërtesa ku banojnë murgjit e një urdhri fetar katolik.
Fjalor Fetar
No comments:
Post a Comment