Fjalori i Bujqesise II



KOMPOSTOJ
Bëj pleh duke përzier mbeturina të ndryshme organike
me dhe a me lëndë minerale dhe duke i lënë të
zjarrtisen e të kalben mirë. Kompostoj pleh.

KONCENTRAT
Ushqim i thatë në trajtë krundesh, gëzhutash
etj., që ka vlera të larta ushqyese dhe që përdoret për
të rritur peshën dhe pjellorinë e kafshëve.

KRASIT
Pres degët e tepërta që i marrin ushqimin një peme
dhe që nuk e lënë të zhvillohet mirë; pastroj kurorën e
një peme nga degët e thata; shkurtoj degët a
rrumbullakos kurorën e një peme.

KROMË
Sëmundje kërpudhore që prek disa bimë
bujqësore e pemë dhe u dëmton gjethet, degët dhe
frytet. Kroma e patates. Kroma e mollës. Kroma e dardhës.

KULTIVOJ
Mbjell një bimë a një pemë dhe kujdesem që të
rritet e të japë frytet e duhura, duke i bërë të gjitha
shërbimet e nevojshme.

KULTURË
Puna që bëhet për rritjen e bimëve, të pemëve
etj., kultivim; bimë a pemë që kultivohet. Kulturat
pranverore. Kulturat perimore (bishtajore, vajore,
drufrutore). Kultura e grurit (e misrit, e duhanit, e
patates). Kulturat e arave.

KURRIZ
Pjesa e ngritur e dheut në mes të lehes në arë,
që ka trajtën e shpinës së peshkut.

LEHTË
Tokë e lehtë, tokë e shkrifët, që e kullon shpejt ujin.

MBATH
1. Mbush me dhe rrëzën e një bime, mbledh dhe
rreth e rrotull saj kur e prashit, përdhej; i mbledh dhe
rreth e rrotull rrëzës një druri. Mbath ullinjtë.
Mbath misrin (duhanin, patatet).
2. I hedh shumë pleh (tokës). E mbathën tokën
(arën) me pleh.

MBATHJE
Mbulimi i rrëzës së bimës me dhe a me pleh kur
i prashitim; mbledhja e dheut rreth e rrotull rrënjës së
një druri, mbushja me dhe e pjesës rreth rrënjëve të tij.
Mbathja e parë (e dytë, e tretë). Mbathje e lehtë.
Bëhen tri mbathje. U bënë ullinjve vetullore me mbathje.

MBISHARTESË
Syth ose bisk druri, që vihet mbi një nënshartesë për të
përmirësuar llojin. Mbishartesë molle me nënshartesë
dardhe. Pemët e mbishartesës

MBJELLËSE
Makinë mbjellëse.

MBJELL
Hedh farën e një bime në tokë të punuar me qëllim që
të mbijë e të japë prodhim.

MBJELLJE
1. Puna që bëhet për të mbjellë farën a një
bimë; mënyra që përdoret për të mbjellë; të mbjellat.
2. Koha kur mbillen drithërat dhe të gjitha
punët që bëhen për t'i mbjellë këto, të mbjellat. Mbjelljet
e hershme (e vona). Mbjelljet e pranverës (e verës, e
vjeshtës). Kalendari i mbjelljeve. Përgatitja e tokës
para mbjelljeve. Përfunduan mbjelljet.

MBLEDHËS
Makinë mbledhëse, makinë për të mbledhur kashtën.

MONOKULTURË
1. Specializimi i një vendi, i një krahine a i një toke për
një kohë të gjatë vetëm për një bimë bujqësore.
2. Bimë bujqësore që mbillet e rritet për shumë vjet me
radhë në të njëjtin vend, në të njëjtën krahinë a në të
njëjtën tokë. Mbizotëron si monokulturë misri (gruri,
orizi, kallami i sheqerit).

MOZAIK
Sëmundje bimësh që shfaqet me njolla të ndryshme
nëpër gjethe dhe që e than bimën ose pengon zhvillimin e saj.

NDËRMJETËS
Që mbillet midis një bime dhe një tjetre për të
mos lejuar uljen e pjellorisë së tokës, i dytë. Kultura
ndërmjetëse.

NDËRROJ
Artis.

NDRYSHK
Sëmundje që prek bimët, sidomos drithërat, e
cila shkaktohet nga disa lloje kërpudhash dhe shfaqet
me njolla të kuqërremta në gjethet dhe në kërcell.

NËNSHARTESË
Bima mbi të cilën bëhet shartimi.

NËNTIP
Secila nga nën ndarjet e një tipi. Nëntipat e tokave.

NJËSOJSHMËRI
Njëllojshmëri.

NJOLLOSJE
Sëmundje bimësh, që shfaqet me njolla në
gjethet e në pjesët e gjelbra.

OLIVIKULTURË
Ullishtari.

OPERACION I GJELBËR
Krasitje e lastarëve të një bime, që ajo të rritet më
mirë dhe të japë sa më shumë prodhim.

PARAARDHËS
Që mbillet ose është mbjellë para një bime
tjetër; Bimë paraardhëse.

PARABIMË
Bimë paraardhëse. Parabimë bishtajore (prashitëse). E
përdorin si parabimë.

PARABIMË
Bimë paraardhëse. Parabimë bishtajore (prashitëse). E
përdorin si parabimë.

PARCELË
Ngastër e një toke bujqësore. Parcelat e misrit (e grurit,
e pambukut). Parcelë eksperimentale.

PARCELOJ
Ndaj tokën në ngastra për ta mbjellë me bimë të
ndryshme. E parceluan tokën.

PARRËNJËZUAR
Që nuk ka zënë rrënjë, që nuk ka lëshuar ende rrënjë.
Fidan (kalem) i parrënjëzuar.

PASARDHËS
Që mbillet menjëherë pas një bime tjetër; Bimë pasardhëse.

PËRMBYS
Kthej tokën, i bëj lërimin e parë; i hedh tokës
plehun dhe e punoj.

PËRMBYTJE
Ujitje me përmbytje, ujitje duke mbuluar me ujë të gjitha
ngastrat e mbjella (sidomos për orizin).

PËRMIRËSOJ
Ngre a shtoj prodhimtarinë e tokës, duke hapur
kanale kulluese e ujitëse, duke e plehëruar dhe duke
krijuar në përgjithësi kushte natyrore më të mira.

PËRZGJEDHJE
Përmirësimi i llojeve të bimëve e i racave të kafshëve shtëpiake
duke zgjedhur e kryqëzuar individët me tiparet më të mira;

POPULLATË
Brezni a lloj i ri bimësh që ka dalë nëpërmjet
përzgjedhjes natyrore ose artificiale gjatë disa viteve me
radhë. Popullatë vendi.

PRITËS
Që hapet në tokë për të pritur rrjedhën e

ujërave. Kanale pritëse.

Pjesa  I      Pjesa III

Fjalori i Bujqesisë

No comments:

Post a Comment