QILIZMË
Punimi i
thellë me plug ose me kazmë, që i bëhet një
toke të re
ose një are për të shtuar pjellorinë; tokë e
punuar në
këtë mënyrë. Qilizmë për vresht. Hapën
(bëjnë)
qilizmë. Kthyen qilizmë. Mbollën qilizmat.
RAJONIZOJ
Përcaktoj
krahinën ku zhvillohet më mirë një
bimë
bujqësore ose një kafshë prodhuese, shpërndaj
sipas
rajoneve më të përshtatshme për t'u rritur.
RASAT
Fidan që
rritet nga farat në lehe të veçanta për
ta mbjellë
pastaj në arë; tërësia e këtyre fidanëve për
një bimë;
lehja e mbjellë me këta fidanë; farishta.
REAKSION
Reaksioni i
tokës, gjendje e tokës, që përcaktohet nga
përpjesëtimi
i disa lëndëve të nevojshme për bimët.
REGJIM
Kushtet në
të cilat ndodh a zhvillohet
një dukuri
meteorologjike ose e lidhur me ujërat,
rregullsia e
përsëritjes së një dukurie të tillë.
RËNDË
Tokë e
rëndë, tokë e ngjeshur, që nuk e kullon shpejt ujin.
RRALLUES
Ai që merret
me rrallimin e bimëve të mbjella.
RRËNJËZOHET
Lëshon,
nxjerr rrënjë (për bimët ose pjesët e prera prej
tyre për
shumëzim).
RRËNJËZOJ
Bëj që të
lëshojë rrënjë një fidan ose një pjesë e një
bime që
përdoret për shumëzim.
RRËNJËZUAR
Që ka zënë
rrënjë, që ka lëshuar rrënjë.
RRËNJOMË
Degë e hollë
e një druri, që vihet të lëshojë rrënjë për ta
përdorur si
fidan. Shqemja shumëzohet me rrënjoma.
RRËNJOSET
Rrënjëzohet.
RRËNJOSET
Përmirësimi
i llojeve të bimëve e i racave të kafshëve
shtëpiake,
duke zgjedhur e kryqëzuar individët me tiparet
më të mira.
SILAZH
Ushqim për
kafshët, që përdoret zakonisht në dimër dhe
që
përgatitet duke grirë bimët e duke i lënë të
tharmëtohen
në gropa a në vende të posaçme të
mbuluara.
Silazh me kashtë misri. Gropë (kullë) silazhi.
Makina
grirëse e silazhit.
SILVIKULTURË
Pylltari.
SISTEMIM
Tërësi
masash që merren për ta bërë tokën më
prodhuese
dhe për ta mbrojtur nga dëmtimet e
ndryshme si
gërryerja etj.
SKELET
Skeleti i
tokës, pjesa e tokës që përbëhet nga
gurët, zalli
dhe rëra e trashë.
SKELETOR
Tokë
skeletore, tokë me taban të cekët e me
përqindje të
lartë gurësh e zalli, tokë zallishte.
SYRI I
PALLOIT
Sëmundje që
i bie zakonisht ullirit dhe që
shfaqet me
disa njolla të rrumbullakëta të murrme në
gjethet e
kokrrat, lia e ullirit.
SYPALLUA
Lia e
ullirit, syri i palloit.
SHARTESORE
Vendi ku
mbillen nënshartesat (me fidanë ose me fara)
dhe ku ato
shartohen e rriten derisa të shkulen për t'u
mbjellë në
një vend tjetër. Shartesorja e kooperativës.
Shartesorja
e ullinjve. Fidanët e shartesores.
SHARTOJ
Shtie nën
lëkurën e një druri një syth ose një
kalem të një
druri tjetër të të njëjtit lloj ose të një lloji të
afërt, me
qëllim që të zërë e të rritet në të dhe t'i japë
cilësitë e
drurit nga është marrë; vë sytha a kalema
pemësh të
buta në trungun ose në degët e pemëve të
egra për t`i
zbutur e për t'i bërë pjellore e më të
qëndrueshme.
SHKADHIT
1. I heq
pemës degët e thara a të tepërta që të
shëndoshet;
krasit një dru a një pemë; pres degë të
vogla nga
drurët. Shkadhit pemët në pranverë.
Shkadhit
portokallin. Shkadhit dushk (për bagëtinë).
2. Pastroj
nga shkurret vendin nën kurorën e një peme.
SHKALBËZOJ
Pastroj një
bimë a një dru nga pjesët e kalbura; pastroj
drurët e
tillë në një pyll a në një pemishte.
SHKRIFTUES
SHkrifës,
Pajisje e posaçme e plugut, e cila shërben për të
shkriftuar
tokën. Plug i pajisur me shkriftues.
SHOQËROJ
Mbjell në po
atë tokë një bimë bashkë me një
tjetër për
të marrë dy prodhime. Shoqëroj misrin me
fasule.
Kulturat që shoqërojnë ullirin hardhia dhe agrumet.
SHOQËRUES
Që rritet
vetë në të njëjtin vend bashkë me një
bimë tjetër
ose që mbillet për të shoqëruar një bimë tjetër.
SHPËRNGUL
Artis.
SHPËRNGULTORE
Vendi ku
artisen fidanët e nxjerrë nga farishtja dhe ku
zhvillohen
derisa shkulen për t'u rimbjellë në një vend tjetër.
SHTRATËZOJ
Vë në
shtretër me rërë, me tallash a me miell sharre të
lagët dhe në
temperaturë të ulët farat a fidanët për t'i
parapërgatitur
që të mbijnë ose të lëshojnë rrënjë më
shpejt;
vendos perime të ndryshme në dhe për t'i ruajtur.
SHTRATËZUAR
Që ka qenë
më parë në shtretër me rërë, me tallash a
me miell
sharre të lagët dhe në temperaturë të ulët (për
farat dhe
fidanët). Fara të shtratëzuara. Fidanë të
shtratëzuar.
UGAR
1. Ugar i
zi, tokë e punuar, por që nuk mbillet për një vit.
2. Ugar i
bardhë, tokë e papunuar, e lënë djerr për disa vjet.
ULLISHTARI
Degë e
agronomisë që merret me rritjen e ullirit dhe me
kujdesin për
të; rritja e ullirit.
USHQIM
1. Ushqim i
njomë (i gjelbër), bar i njomë ose bimë të
tjera të
njoma që i jepen bagëtisë.
2. Ushqim i
thatë (i trashë, i ashpër), bari ose jonxha e
thatë,
kashta e të lashtave etj. që i jepen bagëtisë.
USHQIMOR
1. Baza
ushqimore, tërësia e ushqimeve
që
përgatiten për bagëtitë.
2. Njësi
ushqimore, vlera ushqyese që ka një kilogram elb
ose
tërshërë.
VRUG
Sëmundje që
shfaqet si myk ose si push i imët
në ngjyrë
hiri, e cila shkaktohet nga kërpudha shumë të
vogla dhe
prek e shkatërron pjesët, mbitokësore të
bimëve e të
pemëve (gjethet, degët, frytet) në kohë të
ngrohtë e me
lagështirë; myku që del nga kjo sëmundje.
Vrugu i
duhanit (i panxharit, i domates; i patates, i
lakrës).
Vrugu i grurit (i mishit). Vrugu i hardhisë.
Sëmundja e
vrugut.
Fjalor Bujqësie
No comments:
Post a Comment