Shkronja L - M


Fjalor Fetar


LALË
Emër, me të cilin thirrej banori i krishterë i Myzeqesë
nga banorët myslimanë.

LAR
E diela e larit, e diela e dafinave.

LAIK
Që nuk është fetar e kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare;
që nuk merret me fenë; që nuk i përket fesë dhe klerit;

LIDHURA TË
Nata e fundit para fillimit të kreshmëve të mëdha,
pas së cilës të krishterët nuk hanë më mish e bulmet
deri sa të vijnë pashkët; festa që bëhet me këtë rast.

LIGJ
Sistem rregullash që feja kërkon të zbatohen nga besimtarët.

LIGJOHEM
Rrëfehem, kungohem e lyhem me vaj të bekuar
nga prifti përpara vdekjes që të më falen mëkatet

LIGJOJ
Pagëzoj.

LITANI
Lutje e gjatë fetare, që thuhet a këndohet në kishë
pjesë-pjesë e me radhë një herë nga prifti e një herë
nga besimtarët.

LITURGJI
Shërbesa kryesore që bëhet në kishë zakonisht në
mëngjes ose paradreke.

LITURGJIK
Që ka të bëjë me liturgjinë, që i përket liturgjisë, i liturgjisë.

LUT (LUTEM)
I falem a i drejtoj një lutje një hyjnie a një shenjti;
kryej lutjet e një riti fetar; kremtoj një festë fetare

LUTËS
Besimtari që i lutet hyjnisë a një shenjti, ai që bën
lutje fetare.

LUTJE
Fjalë që i drejtohen një hyjnie a një shenjti; fjalë e
shprehje që thonë besimtarët gjatë një riti fetar.

LUTJESORE
Libër që përmban lutjet fetare.

MALLKOJ
E quaj diçka jashtë udhës së fesë, e quaj punë të
djallit dhe i jap dënimin e perëndisë; e shkishëroj.

MANASTIR
Institucion fetar, me prona e ndërtesa banimi rreth një
kishe e zakonisht larg qytetit, ku jetojnë, sipas disa
rregullash të caktuara, murgj a murgesha; kuvend.

MATEM
Agjërimi i bektashinjve që zgjat dhjetë ditë

MBLAT
I vë mblatësin meshës.

MBLATË
Kulaç i grunjtë, i gatuar me brumë të ardhur dhe i
shënuar me mblatës, që e bënin besimtarët ortodoksë
në raste festash fetare ose përshpirtjesh; meshë.

MBLATËS
Vulë e madhe prej druri, e gdhendur me kryqe e me
figura të tjera fetare, me të cilën besimtarët ortodoksë
shënonin meshën përsipër.

MBRETËRIA E QIELLIT
Parajsa.

MEDRESE
Shkollë e mesme ose e lartë për të përgatitur hoxhallarë
e myderrizë.

MEKAM
Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda
në një tyrbe.

MESHAR
Libri i lutjeve fetare dhe i meshës.

MESHË
1. Ceremoni fetare që zhvillohet në kishë në ditë të
caktuara.
2. Kulaç i mblatur me miell të mirë, që çojnë besimtarët
në kishë; mblatë.

MESHOJ
Bëj ceremoninë e meshës; mbaj meshën në kishë.

MESHTAR
Prift a rregulltar i besimit katolik që ka të drejtë të thotë
meshë.

MESHTARI
Puna që bën meshtari, detyra e meshtarit në kishën katolike

METANI
Gjunjëzimi para një shenjtori për t'i kërkuar falje për një
mëkat; pendim.

MEVLUD
Festë fetare e myslimanëve në përvjetorin e lindjes së
Muhametit; historia e lindjes së Muhametit, e cila, e këndohet
në xhami.

MËKAT
Shkelje e rregullave dhe e porosive fetare,
veprim kundër dogmës dhe rregullave të fesë e të kishës.

MËKATAR
Ai që ka bërë mëkat a që bën gjithnjë mëkate.

MËKATOJ
Shkel rregullat e porositë fetare, veproj kundër
dogmës fetare e kundër rregullave të kishës, bëj mëkat,
bie në mëkat.

MËKATSHËM I
Që të shpie drejt një mëkati a faji, të nxit për të rënë në
mëkat; që është mëkat.

MËNJILLE
1. Agjërimi që bënin besimtarët katolikë në disa ditë të
veçanta;
2. Tërësia e këtyre ditëve brenda një viti.

MËSHIRËMADHI
Zoti

MIRO
Vaji i shenjtë, me të cilin prifti miros besimtarët e
krishterë, vaj i bekuar

MIROS
Lyej me vaj të bekuar një besimtar të krishterë,
zakonisht në ballë, duke i bërë shenjën e kryqit, lyej me
miro, vajoj

MIROSJE
Ceremonia e lyerjes së besimtarëve me miro nga prifti.

MISION
Grup priftërinjsh të krishterë etj. që dërgohen nga
qendra në vende të ndryshme (sidomos në vende me
popullsi jo të krishterë) për të përhapur dogmën fetare.

MISIONAR
Pjesëtar i një misioni fetar

MISTER
Rit fetar i fshehtë, për nder të një perëndie, duke marrë
pjesë vetëm priftërinjtë; ceremoni fetare e mbyllur.

MITROPOLI
Qendra kishtare e një zone ku shtrihet pushteti fetar i
peshkopit ortodoks.

MITROPOLIT
Peshkop ortodoks, që ushtron pushtetin fetar në një
mitropoli; titulli më i lartë i peshkopit në kishën
ortodokse; titullari i mitropolisë

MOROZE
Gruaja e katërt, që martohej pa kurorë me një të krishterë.

MONOTEIST
Ai që beson vetëm një perëndi; ai që beson se krijues i
botës është vetëm një zot; ithtar i monoteizmit.

MONOTEIZËM
Besimi në një perëndi të vetme; fe a dogmë fetare që
predikon se krijuesi i botës është një zot i vetëm;

MORTAR
Mortor.
Mëkat mortar, mëkat që, sipas dogmës së
fesë katolike, sjell dënimin e përjetshëm të shpirtit.

MUHAMEDAN
Mysliman.

MUHAMEDANIZËM
Myslimanizëm.

MUNGADE
Kuvend murgjish.

MULLA
Titull që i jepej atij që ndiqte mësimet në medrese ose
një shërbyesi të thjeshtë në kultin mysliman; hoxhë me
shkollë.

MURG
Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e
bën një jetë prej asketi.

MURGE
Murgeshë.

MYEZIN
Hoxhë ose një tjetër i ngarkuar prej tij, që këndon në minare.

MYFTI
Klerik i lartë mysliman që drejton punët fetare të një
vendi, të një krahine, të një qarku etj.; ai që vendos në
një çështje gjyqësore a ligjore duke u mbështetur në
kuran e në sheriat

MYHIB
Ai që merr dorë te një baba a te një sheh dhe pranohet
në bashkësinë e tij fetare.

MYSLIMAN
Ai që beson në fenë myslimane, ithtar i myslimanizmit

MYSLIMANIZËM
Fe që sipas që është krijuar në shekullin VII
nga Muhameti dhe që përhap e mbron dogmat e
kuranit, islamizmi; botëkuptimi që mbështetet te kjo fe.

Fjalor Fetar

No comments:

Post a Comment