Shkronja N - O

Fjalor fetar

NAFORË
Një copë e vogël nga mesha që,  u jepet besimtarëve.
Meshë, mblatë.

NAMAZ
Falje që bëjnë myslimanët disa herë në ditë.

NEVRUZ
Festë fetare e bektashinjve, që kremtohej në muajin
mars dhe që lidhet me fillimin e pranverës.

NEOFIT
Ai që ka përqafuar pak kohë më parë një besim, një fe.

NËNTAT TË
Dita e nëntë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të
afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast.

NDJESË
Falje e fajeve ose e mëkateve

NGASJE
Shtytje për të rënë në mëkat, tundim për të bërë
një punë në kundërshtim me moralin fetar.

NUNËROHEM
1. Nunosem,
2. E bëj nun dikë.

NUNOSEM
Rrëfehem

NUSKË
Një copë letër e mbledhur zakonisht si trekëndësh, e mbushur
me fjalë të kota, të shkruara nga një fetar, të cilën e mbanin
në trup njerëzit ose ua varin fëmijëve.

NJËFETAR
Kështu quhesh kur ke të njëjtën fe me dikë tjetër.

ORTODOKS
Që ka të bëjë me ortodoksinë dhe me ortodoksët, i
ortodoksisë ose i ortodoksëve; që përkrah ortodoksinë,
që ndjek rrugën e ortodoksisë. Feja (kisha) ortodokse.
Prift ortodoks. Kleri ortodoks.

ORTODOKSI
Fe e krishterë, e përhapur kryesisht në disa vende të
Evropës Lindore e Juglindore, që lindi dhe u bë fe
sunduese në Perandorinë Bizantine pas shek. IV
përballë katolicizmit të përhapur kryesisht në vendet e
Evropës Perëndimore.

OSHËNAR
1. Murg ose besimtar, që rron i vetmuar, e me mundime trupore
dhe përpiqet të jetë i papërlyer për të fituar, hirin e zotit;
2. murg ose besimtar i tillë që është shpallur nga kisha si shenjt.

OSHËNARI
Mënyra e jetesës që bën oshënari, jeta e

oshënarit; koha sa zgjat kjo mënyrë jetese.

Fjalor fetar

No comments:

Post a Comment