PABESË I
Që ishte i
një feje të ndryshme nga ajo e dikujt tjetër, që ishte i
një besimi
kundërshtar me një tjetër.
PABESIM
Mungesa e
besimit fetar, mosbesimi në një fe.
PAFE I
Që nuk beson
në dogmën e fesë, që nuk pranon asnjë fe;
PAGËZIM
Riti fetar
që bëhet kur pagëzojnë një foshnjë a një të rritur.
PAGËZIMTAR
Pagëzor.
PAGËZOJ
Laj ose lag
me ujë të bekuar në kishë a në shtëpi fëmijën e
porsalindur
për ta bërë të krishterë dhe i vë emrin; kthej në
të krishterë
një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë
ceremoninë
përkatëse.
PAGËZOR
Ai që
pagëzon një foshnjë ose një të rritur.
PAGËZORE
Ena ku bëhet
pagëzimi.
PAGËZUAR I
Që ka bërë
pagëzimin dhe ka marrë emrin sipas ritit fetar.
PALARE
Pjatë me
grurë të zier, që e çonin në kishë besimtarët ortodoksë
dhe ua
ndanin njerëzve për të përkujtuar një të vdekur.
PANTEIZËM
Botëkuptim
filozofik e fetar, që e sheh natyrën si
mishërim të
zotit, dhe që të dyja janë një.
PAPË
Titulli më i
lartë fetar në kishën katolike; ai që mban këtë
titull; kreu
i kishës katolike dhe i Vatikanit, përfaqësuesi
kryesor i
ideologjisë reaksionare katolike dhe i pushtetit të saj.
PAPIZËM
Sundimi i i
kishës katolike, i mishëruar në figurën e papës;
PAPNOR
Që ka të
bëjë me papën e kishës katolike, i papës.
PARAJSË
Vend shumë i
bukur në qiell a në tokë, ku do jetojnë në lumturi njerëzit
e penduar
për mëkatet e tyre.
PATRIARK
Titulli i
kryetarit të kishës ortodokse të një vendi;
ai që mban
këtë titull, patrik.
PELEGRIN
Ai që shkon
në kohë të caktuara në vendet e shenjta; haxhi.
PATRIARKAL
Që lidhet me
patriarkun a me patrikun, që i
përket
patriarkut a patrikut, i patriarkut a i patrikut.
PATRIKANË
1. Selia e
patrikut; sistem i drejtimit të kishës ortodokse
me një patrik
në krye.
2. Zona ku
shtrihet administrata e patrikut.
PENDESË
Guri i
pendesës, guri që, sipas një zakoni
fetar, duhej
ta ngrinte
peshë ose ta mbante ai që quhej mëkatar nga
prifti duke
i rënë rrotull kishës.
PENDESTAR
Ai që i
rrëfehet priftit. I penduari.
PENDIM
Pendesë.
PENDOHEM
Rrëfehem për
mëkatet.
PENDUAR
Që është
rrëfyer para priftit, që ka bërë pendesën.
PESHKOP
Kryetari i
një dioqeze ortodokse, dhespot (në
vendet ku
vepron kisha ortodokse).
PETRAHIL
Rrip i gjerë
e i gjatë, i qëndisur me fije ari, të cilin e
mbajnë të
hedhur në qafë e të lëshuar deri te gjunjët
priftërinjtë
ortodoksë gjatë ceremonive të rëndësishme fetare.
PËRFALJE
Lutje,
uratë.
PËRHIJ
I hedh hi
mbi kokë dikujt prifti, ditën e parë të
kreshmëve.
PËRKUJTIMORE
Përshpirtje
për një të vdekur.
PËRNDERUAR
Titull nderi
që përdorej për t'iu
drejtuar
klerikëve të krishterë.
PËRNDRITSHËM
Titull nderi
që përdorej për t'iu drejtuar klerikëve të lartë
të
krishterë.
PËRSHPIRTJE
Ceremoni a
meshë që bëhet në kishë për të përkujtuar
një të
vdekur; ushqime e sende të tjera që ndajnë për
kujtim të të
vdekurit
PITAR
Meshë e
madhe, që besimtarët shpinin në
kishë me
rastin e një përvjetori të vdekjes së dikujt, pendartë.
POLITEIST
Që ka të
bëjë me politeizmin, që i përket politeizmit, i
politeizmit;
që mbështetet në politeizmin a që përkrah
politeizmin;
POLITEIZËM
Besim në qenien e shumë perëndive;
POP
Priftit
ortodoks (në Shqipërinë Veriore).
PREDIKIM
Fjala që u
mban prifti besimtarëve në kishë për
t'u
shpjeguar një dogmë fetare, mësimet e fesë etj.;
pjesë nga
ungjilli që u lexohet e u shpjegohet
besimtarëve
nga prifti.
PREDIKOJ
U shpjegoj
besimtarëve në kishë dogmat fetare,
mësimet e
fesë etj.; lexoj pjesë nga ungjilli, bëj një
predikim
fetar (për priftin); përhap një fe a dogmë
fetare, duke
ua shpjeguar besimtarëve.
PREDIKUES
Ai që
predikon.
PREMTE E
E premte e
zezë, dita kur është varrosur Krishti.
PRIFT
1. Titulli
fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë; ai që
mban këtë
titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare.
2. Ai që
kryente shërbesat fetare në një tempull (në kohën e
lashtë),
faltar.
PRIFTËRI f.
1.
Veprimtaria e priftit.
2. Tërësia e
priftërinjve, priftërinjtë.
PROFET
I dërguar i
perëndisë, që vjen të përhapë një fe,
që shpreh
vullnetin hyjnor dhe parathotë atë që do
të ngjasë më
vonë.
PROFETIK
1. Që ka të
bëjë me profetin si i dërguar i perëndisë
2. Që
parashikon dhe paralajmëron diçka që do të
ndodhë në të
ardhmen; që ka natyrën a karakterin e një profecie.
PROFETIZOJ
Parathem, i
frymëzuar nga zoti, atë që do të
ngjasë më
vonë, them profeci
PROTESTANT
Besimtar e
ithtar i protestantizmit.
PROTESTANTIZËM
Emërtim i
përbashkët për disa besime të krishtera që u
shkëputën
nga kisha katolike romake pas reformës së
shekullit
XVI.
PSAL
Këndoj
psalme
PSALM
Secila nga
këngët e lutjet fetare që përbëjnë një libër
më vete në Dhiatën e vjetër»; këngë kishtare.
PSALT
Ai që këndon
psalme në kishë, ai që psal
PSALTËS
Psalt.
PSALTIR
1. Pjesë e
«Dhiatës së vjetër» që përmban 150 psalme,
libri i
psalmeve.
2. Vend i
caktuar në kishë, ku rri psalti kur psal.
PURITANIZËM
Lëvizje
fetare e politike angleze në shek. XVI-XVII, që drejtohej
kundër
feudalizmit dhe absolutizmit mbretëror dhe që kishte si
qëllim
kryesor pastrimin e kishës anglikane nga ritet e ceremonitë
e kishës
katolike.
Fjalor fetar
No comments:
Post a Comment