QIELL
1. Vendi ku
banon/banojnë perënditë, engjëjt, shenjtorët etj.;
hyjnia/hyjnitë
forcat e mbinatyrshme.
2. Parajsë.
QITAP
Libri i
shenjtë i myslimanëve, Kurani.
RAJA
Emërtimi për
jo myslimanet në Perandorinë Osmane,
RAMAZAN
Një muaj i
caktuar në vit, gjatë të cilit besimtarët
myslimanë,
nuk hanë dhe nuk pinë nga agimi deri
në të
ngrysur.
REKTOR
Drejtues i
një shkolle fetare katolike; prift katolik
që drejton
kishat e një famullie.
RISHTAR
Ai që sapo
ka veshur rrobën fetare dhe që
shërben në
një manastir për një periudhë prove derisa
të bëhet
murg
RISHTARI
Koha e
provës së një rishtari në një manastir
RIT
1. Tërësia e
veprimeve të një kulti fetar, që bëhen sipas
një rregulli
të caktuar nga dogma. Rit fetar.
2. Kult
fetar i caktuar.
RITUAL
Tërësia e
riteve të jashtme, që bëheshin gjatë një
ceremonie
fetare. Ritual fetar. Ritual pagan.
RUFAI
Ithtar i një
sekti mysliman të dervishëve.
RUSICA
1. Festë që
kremtohet zakonisht nga gratë dhe fëmijët
njëzet e
pesë ditë pas pashkëve.
2. Kuleçtë e
vegjël, që përgatiten për këtë festë
RREGULLTAR
Klerik
katolik që bën pjesë në një urdhër të caktuar
fetar.
RRËFEHEM
I tregoj
priftit për ato që kam bërë a kam menduar
në
kundërshtim me dogmën fetare, ato që quhen
mëkate, duke
qënë i penduar e duke kërkuar falje për to.
RRËFEJ
E marr në
rrëfim dikë, dëgjoj rrëfimin e dikujt,
sipas
kërkesave të dogmës fetare.
RRËFIM
Rit i fesë
së krishterë, sipas të cilit besimtari
duhet t'i
tregojë priftit për çdo gjë që ka bërë e
menduar në
kundërshtim me dogmën fetare e që feja e
quan mëkat
dhe të pendohet e të kërkojë falje për to.
RRËFYES
Prift që
merr në rrëfim një besimtar.
RRËFYESTORE
Vend i
posaçëm në kishë ku bëhet rrëfimi, qela e rrëfimit
RRËSHAJË
Festë e
krishterë që kremtohet pesëdhjetë ditë pas
pashkëve.
RRUZARE
1. Varg me
rruaza që kaloheshin me gishta duke thënë
lutjen (te
katolikët).
2. Lutje që
thuhej duke i numëruar një nga një kokrrat e
këtij vargu
(te katolikët).
SEMINAR
Shkollë që
përgatit priftërinj.
SEMINARIST
Nxënës i një
seminari fetar ose pedagogjik; ai që ka
mbaruar një
seminar.
SEKT
Grup i vogël
besimtarësh me një dogmë të veçantë,
që janë
shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose
që dallohen
brenda saj. Sekt fetar. Sekt heretik.
SINOD
1. Mbledhje
ose kuvend i klerit të një dioqeze për të
rrahur e
vendosur çështje të ndryshme të lidhura me
veprimtarinë
e kishës
2. Organi më
i lartë i një kishe ortodokse autoqefale, i
përbërë nga
kryetari i saj dhe nga disa peshkopë
SKIZMË
Ndarja e një
kishe në dy pjesë për shkak të
mosmarrëveshjeve
rreth dogmave e riteve fetare dhe të
arsyeve
politike të fshehura prapa tyre; përçarje e një kishe.
STOLË
Shirit i
gjerë prej stofi, i zbukuruar me qëndisje, që e
përdorin
klerikët katolikë në disa ceremoni fetare.
SURE
Secili nga
të njëqind e katërmbëdhjetë kapitujt e kuranit.
SYFYR
Buka e
gjella që hanin besimtarët myslimanë gjatë
ramazanit,
para se të gdhinte,
Fjalor Fetar
No comments:
Post a Comment