FJALORI HOMERIK
Pjesa I
Aedi (greqisht. Αοιδός - Aidhos) Poet që kompozonte dhe këndonte këngë epike me kitarë.
Akili (greqisht. Αχιλλέας - Ahileas) Mbreti i Mirmidonëve, djali i Thetidës dhe i Peleas. Një nga heronjtë më të rëndësishëm të Idiadës, i cili vrau Hektorin dhe më pas u vra nga Pari me shigjetë në thundër. (thundra e Akilit)
Alkinos (greqisht. Αλκίνοος - Alkinoos) Mbret i Feakëve që strehoi Odisenë gjatë kthimit të tij nga Troja në Itakë.
Andromaka (greqisht. Ανδρομάχη - Andhromahi) Bashkëshortja e Hektorit dhe e ëma e Astianaktit.
Antropocentrik (greqisht. Ανθρωποκεντρισμός - Anthropoqentrismos, njeriu në qendër) Perceptimi se të gjitha gjërat kanë si qëllim njeriun.
Antropomorfizëm (greqisht. Ανθρωπομορφισμός - Anthopomorfismos, me formë njeriu) Përfytyrimi dhe paraqitja e perëndive me figurë njerëzore.
Aretia (greqisht. Αρήτη - Ariti) Gruaja e Alkinos, mbreti i Feakëve, dhe e Nausikës.
Argoja (greqisht. Άργος - Argos) Qeni besnik i Odisesë.
Aris (greqisht. Άρης - Aris) I biri i Zeusit dhe i Irës, perëndia e luftës. Në shqip. Marsi.
Artemisa (greqisht. Άρτεμη - Artemi) Vajza e Zeusit dhe Letus, perëndeshë e gjuetisë, motra binjake e Apollonit.
Atena - Athina' (greqisht. Αθηνά - Athina) Një nga dymbëdhjetë perëndeshat e Olimbit. Ishte perëndesha e urtësisë, e arteve dhe e shkencave, mbrojtësja e qytet-shtetit Athinë, të cilit (qytetit) i dhuroi pemën e ullirit.
Ateja (greqisht. Άτη - Ati) Perëndeshë apo demone e lashtësisë, personifikimi i mosllogjikës totale dhe i marrëzive.
Autoliku (greqisht. Αυτόλυκος - Aftolikos) Gjyshi i Odisesë. Nga ky Odisea trashëgoi mençurinë dhe dinakërinë.
Cenotaf (greqisht. Κενοτάφιο - Kenotafio, varr bosh) Përmendore që është ngritur për nderin e atyre që kanë vdekur por që trupat nuk janë gjetur.
Ciklop (greqisht. Κύκλωπας - Qiklopas) Gjigandë të frikshëm që kishin një sy në ballë.
Kirki (greqisht. Κίρκη - Kirki) Bija e Helios dhe e Perseidës, jetonte në ishullin Ea, aty ku mbërriti Odisea me shokë pasi kishin ikur nga vendi i Lestrigonëve.
Demetra (greqisht. Δήμητρα - Dhimitra) Vajza e Kronit dhe e Reas, perëndeshë e bujqësisë dhe pjellorisë. (Dhimitra)
Dia(s) (greqisht. Δίας - Dhias) Emërtimi ndryshe i Zeusit. Perëndia më e madhe e grekëve të lashtë. Meqë në greqisht nuk ka shpjegim etimologjik për rrënjën e kësaj fjale supozohet të jetë me orgjinë ilire nga fjala dhi. Kafshë e shenjtë, kultin e dhisë e shikojmë në përkrenaren e Aleksandrit të Madh, dhe më pas te përkrenarja e Skënderbeut.
Demodoku (greqisht. Δημόδοκος - Dhimosokos) Rapsod i njohur në oborrin e Alkinos.
Diomedi (greqisht. Διομήδης - Dhiomidhis) Djali i Tidesë, hero i Akenjve në Iliadë, i cili njihej për guximin e tij.
Ea (greqisht. Αία - Ea) Ishulli i Kirkit.
Ajaksi i Lokridës (greqisht. Αίας ο Λοκρός - Eas o Lokros) Mbreti i Lokridës. U mbyt gjatë kthimit nga Troja në një furtunë që e shkaktoi perëndesha Athinë sepse përdhunoi vajzën e Priamit, Kasandrën, në tempullin e saj.
Ajaksi i Telamonit (greqisht. Αίας ο Τελαμώνιος - Eas o Telamonios) Djali i dytë i Telamonit, pas Akilit. Vrau veten nga turpi sepse në vend që të vriste Odisenë vrau dash.
Elektra (greqisht. Ηλέκτρα - Ilektra) Bija e Agamemnonit dhe Klitemnistrës.
Enea (greqisht. Αινείας - Enias) Hero i Trojës.
Eoli (greqisht. Αίολος - Eolos) Perëndi në mitologjinë greke, zotëruesi i erërave, mbret i Aolisë mitike.
Feakët (greqisht. Φαίακες - Feakes) Popull në lashtësi që banonte në Korfuzin e sotshëm.
Gaeta (greqisht. Γκαέτα - Gaeta) Liman i Italisë në zonën e Toskanës së sotme.
Gonxo (greqisht. Γκότζο - Gonxo) Ishulli i Maltës.
Pjesa I
Afërdita (greqisht . Αφροδίτη - Afrodhiti) Perëndeshë e bukurisë femërore dhe e dashurisë. Një mundësi etimologjike e kësaj fjalë mund të jetë nga fjalët me orgjinë ilire afër + ditë mëqë ky planet është i dukshëm në mëngjez.
Agamemnoni (greqisht. Αγαμέμνων - Agamemnon) Mbreti i Mikenëve, vëllai i Menelaut, i cili udhëhoqi luftën e Trojës.

No comments:
Post a Comment