Pjesa II
Hari (greqisht. Χάρις - Haris) Perëndeshë e lashtësisë,
gruaja e dytë e Hefestit.
Hefesti (greqisht. Ήφαιστος - Ifestos, vullkan) Një nga dymbëdhjetë perënditë e Greqisë së Lashtë, metalurg dhe mbrojtës i zanatçinjve.
Helena (greqisht. Ελένη - Eleni) Bëhet fjalë për gruan e Menelaut, mbretit të Spartës. E njohur për bukurinë e saj, të cilën e rrëmbeu Pari dhe e çoi në Trojë dhe si rezultat të shkaktohet lufta e Trojës.
Helios (greqisht. Ήλιος - Ilios, diell) Perëndi qiellore e Mitologjisë Greke, adhurimi i të cilit ishte i përhapur në të gjithë popujt e lashtë. Ishte ai që rregullonte ndryshimin e ditës me natën.
Helpenora (greqisht. Ελπήνορας - Elpinoras) Një nga shokët e Odisesë, të cilin Kirki e transformoi në derr.
Hera (greqisht. Ήρα - Ira) Një nga dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Gruaja e Zeusit. Ishte mbrojtësja e martesës dhe adhurohej në gjithë Greqinë. Kishte shumë xhelozi për Zeusin.
Herkuli (greqisht. Ηρακλής - Iraklis) Gjysmëperëndi, (gjysmë perëndi gjysmë njeri) biri i Zeusit dhe i Alkmenës.
Hermes (greqisht. Ερμής - Ermis) Biri i Zeusi dhe i Meas, mesazhier i perëndive.
Hevmeu (greqisht. Εύμαιος - Evmeos) Çobani besnik i derrave të Odisesë. Në kasollen e tij Telemaku njohu të atin e tij.
Hevriklea (greqisht. Ευρύκλεια - Evriklia) Dadoja e Odisesë, të cilën e kishte blerë Laerti nga i ati i saj Opo për njëzetë dema.
Homeri (greqisht. Όμηρος – Omiros) Poet epik nga zona e Ionisë që ka jetuar në shekullin e 8 p.K. Veprat e tij janë Iliada dhe Odisea.
Ilion (greqisht. Ίλιον - Ilion) Një nga emërtimet e Trojës.
Iris (greqisht. Ίρις - Iris) Perëndi e Olimpit e cila merrej me dhënien e informacioneve luftarake.
Itaka (greqisht. Ιθάκη - Ithaki) Ishull në detin Jon, në zonën e Qefallonisë, vendlindja e Odiseas.
Kalipso (greqisht. Καλυψώ - Kalipso') Nimfë në ishullin Ogjigjia, atje ku u përplas Odisea me anije dhe thuhet se e mbajti atë për dhjetë vjet.
Karivda (greqisht. Χάρυβδη - Harivdhi) Përbindësh në det, mishërimi i stuhisë dhe hinkave detare.
Laerti (greqisht. Λαέρτης - Laertis) Babai i Odiseas, me ndihmën e perëndeshës Athina u bë përsëri i ri dhe ndihmoi Odisean.
Lestrigonët (greqisht. Λαιστρυγόνες - Lestrigonët) Popull kanibal.
Lotofagët (greqisht. Λωτοφάγοι - Lotofagi, hurmangrënësit) Popull që jetonte në Afriken Veriore dhe që ishte i njohur për kultivimin e hurmave (kakive) frut që sipas tyre shkaktonte harresë.
Maronea (greqisht. Μαρώνεια - Maronia) Qytet i mikenëve në Peloponez, që u shkatërrua në fund të epokës së bakrit nga vërshimet e trakiotëve.
Menelau (greqisht. Μενέλαος - Menelaos) Mbreti i Spartës, vëllai i Agamemnonit dhe i shoqi i Helenës së Trojës. Organizoi luftën e Trojës që të marrë gruan që i rrëmbeu Pari.
Mesena (greqisht. Μεσσήνα - Mesina) Kanal detar midis Italisë dhe Siçilisë.
Mikena (greqisht. Μυκήνες - Mikines) Kryeqyteti mitik i Mikenëve.
Mirmidonët (greqisht. Μυρμιδόνες - Mirmidhones) Popull i lashtë që banonte në Ftea, pranë krahinës së Thesalisë së sotme, i cili përbënte dhe ushtrinë e Akilit.
Nausika (greqisht. Ναυσικά - Nafsika') Bija e Alkinos, mbretit të Feakëve, që ndihmoi në kthimin e Odiseas në Itakë.
Nemesi (greqisht. Νέμεσις - Nemesis, nga folja νέμω = jap, ndaj. Por ka shumë mundësi të vijë nga ilirishtja nëmë, mallkim dhe dëmin për diçka, nëmës = ai që mallkon) Revoltë hyjnore që ndëshkon të vdekshmit (njerëzit).
Nereida, Nerajda (greqisht. Νηρηίδες - Niriidhes) Nimfa të detit, bijat e Nereas, që jetonin në thellësi të detit.
Nestori (greqisht. Νέστορας - Nestoras) Mbreti i Pilit, hero i luftës së Trojës. Njeri shumë i urtë.
Njobi (greqisht. Νιόβη - Niovi) Vajza e Tandalit dhe e shoqja e Amfionit. Apolloni dhe Artemisa i vranë që të katërmbëdhjetë fëmijët kur iu mburr Litos (të ëmës së Apollonit dhe Artemisës) se ishte më e lartë se ajo ngaqë kishte më shumë fëmijë.
ILIADA DHE ODISEA - Fjalori
No comments:
Post a Comment