Pjesa III
Odisea (greqisht. Οδυσσέας - Odhiseas) Mbreti i Itakës.
Olimbia (greqisht. Ολύμπια - Olimbia) Lojrat olimpike të lashtësisë ishin të dedikuara për Zeusin dhe zhvilloheshin çdo katër vjet në Olimbi.
Oresti (greqisht. Ορέστης - Orestis) Djali i Agamemnonit dhe i Klitemnestrës, vëllai i Elektrës. Që të marrë hak pë vrasjen e babait të tij, vrau të ëmën dhe Egiston.
Palestra (greqisht. Παλαίστρα – Palestra, [palestis mundës]) Palestër ku stërviteshin mundësit.
Pangratio (greqisht. Παγκράτιο - Pangratio) Ndeshje e grekëve të lashtë që kombinonte mundjen me boksin, siç janë sot artet marcialetë kombinuara.
Paridi (greqisht. Πάρης - Paris) Hero i Iliadës, i biri i Priamit dhe i Ekavit. Rrëmbeu Helenën e bukur dhe e çoi në Trojë dhe si rrjedhojë apo si preteks kemi Luftën e Trojës.
Penelopa (greqisht. Πηνελόπη - Pinelopi) Bashkëshortja e Odeseas, besnike, dhe e ëma e Telemakut.
Pitotaf (greqisht. Πιθοταφές - Pitotafes) Një praktikë sipas të cilës të vdekurit varroseshin në qypa të mëdhenj.
Polifimi (greqisht. Πολύφημος - Polifimos) Ciklop me një sy, i biri i Posedonit.
Posedoni (greqisht. Ποσειδώνας - Posidhonas) I biri i Kronit dhe i Reas, Vëllai i Zeusit, perëndia e detit.
Rapsod (greqisht. Ραψωδός - Rapsodhos) Poet që recitonte epopetë me ritëm, duke mbajtur një shkop.
Sarkofag (greqisht. Σαρκοφάγος - Sarkofagos) Arkë e madhe prej mermeri, druri, balte apo guri për të varrosur apo ruajtur(balsamosur) rë vdekurit.
Sarpedoni (greqisht. Σαρπηδόνας - Sarpedona) I biri i Zeusit dhe i Laodameas, nipi i Valerofondit. Mori pjesë në Luftën e Trojës dhe u vra nga Patrokli.
Simoi (greqisht. Σιμόης - Simois) Lumë në luginën e Trojës.
Serena (greqisht. Σειρήνες - Sirines) Krijesa hyjnore femërore të detit, të cilat shfaqen me kokë dhe gjoks femëror, dhe me trup të një shpendi grabitqar që me këngë mund të magjepsin udhëtarët dhe t'i shpinin drejt vdekjes.
Skamandër (greqisht. Σκάμανδρος - Skamandhros) Lumë në luginën e Trojës.
Skeria (greqisht. Σχερία - S'heria) Një emërtim tjetër i ishullit të Feakëve, Korfuzi i sotshëm.
Skilla (greqisht. Σκύλλα - Skila) Përbindësh detar, i cili rrinte në ngushticën e Mesinisë. Shkatërronte anijet që kalonin andej dhe gëlltiste marinarët e tyre.
Telemaku (greqisht. Τηλέμαχος -Tilemahos) Djali i Odisesë dhe i Penelopës.
Thetisa (greqisht. Θέτις - Thetis) Një nga Nereidat, vajza e Nereas dhe e Doridës, gruaja e Peleas dhe e ëma e Akilit.
Trinakia (greqisht. Θρινακία - Thrinakia) Ishull mitik i Helios, ku shokët e Odiseas hëngrën demat e shenjtë.
Troja (greqisht. Τροία - Tria) Qytet i lashtë në Veri-Perëndimin e Turqisë së sotme, pranë vendit që tani quhet Hisarlik, pranë Dardaneleve.
Valerefondi (greqisht. Βελλερεφόντης - Valerefondis) Hero
korintas, zbuti Pegasin, kalin hyjnor me krahë, vrau Himerën, shpartalloi
Amazonat por edhe fisin e egër të Solimëve.
FJALORI I LIADES SE HOMERIT
Pjesa I Pjesa II Pjesa III
No comments:
Post a Comment